Kongresi 1998-1999 «Udha hyjnore e jetës» është pranë!
VETËM në Shtetet e Bashkuara janë programuar 198 kongrese, nga maji deri në shtator. Ka të ngjarë që një prej këtyre mbledhjeve triditore të mbahet edhe në një qytet jo shumë larg shtëpisë sate. Në shumicën e vendeve, programi do të fillojë çdo ditë, nga e premtja deri të dielën, në orën 9.30 me muzikë.
Programi i së premtes në mëngjes do të nxjerrë në pah raporte mbi progresin e predikimit të Mbretërisë në vende të ndryshme të botës. Tema e kongresit do të theksohet nga fjalimi kyç «Shpërblerja e Krishtit: Udha hyjnore e shpëtimit».
Në simpoziumin e pasdites, «Prindër: Ngulituni fëmijëve tuaj udhën e Perëndisë», do të sigurohen sugjerime se si të motivohen të rinjtë për të dashur Jehovain dhe për t’i shërbyer atij. Programi i pasdites do të mbyllet me fjalimin: «A ka jetë pas vdekjes?»
Programi i së shtunës paradite paraqet veprën e bërjes së dishepujve nga Dëshmitarët e Jehovait, në tri pjesë të njëpasnjëshme: «T’i ndihmojmë njerëzit që të hyjnë në udhën drejt jetës», «Sfida e arritjes së njerëzve» dhe «T’u mësojmë dishepujve gjithçka që urdhëroi Krishti». Në mbyllje të programit të paradites, do të jenë bërë përgatitjet për pagëzimin e dishepujve të rinj.
Fjalimi hapës të shtunën pasdite, «Të shërbejmë me sytë nga jeta e pafundme», na inkurajon që të mendojmë në lutje në lidhje me arsyet tona personale për t’i shërbyer Perëndisë. Fjalimet «Të vlerësojmë ‘dhuratat në njerëz’, që na mësojnë udhën e Perëndisë» dhe «Personaliteti: Zhvishni të vjetrin dhe vishni të riun», përbëjnë një shqyrtim që zbërthen varg për varg kapitullin 4 të Efesianëve. Më pas, do të jepen këshilla të shkëlqyera frymore në fjalimin «Mbahuni të panjollosur nga bota» dhe në simpoziumin me tri pjesë «Të rinj: Ndiqni udhën e Perëndisë». Programi i pasdites mbyllet me fjalimin «Krijuesi: Personaliteti i tij dhe udhët e tij».
Programi i së dielës paradite përmban një simpozium me tri pjesë, i cili do të trajtojë kapitujt përmbyllës të librit biblik të Ezekielit, si dhe aplikimin e tyre profetik. Në mbyllje të programit të paradites do të jetë drama me kostume, e bazuar në besnikërinë e tre të rinjve hebrenj. Pika kulmore e kongresit pasdite është fjalimi publik «E vetmja udhë drejt jetës së përhershme».
Sigurisht që duke qenë i pranishëm gjatë të tria ditëve të kongresit, do të pasurohesh frymësisht. Me përzemërsi, je i mirëpritur të ndodhesh në të gjitha sesionet, që pa dyshim do të mbahen pa shpenzime nga ana jote. Për vendin më afër shtëpisë sate, vihu në kontakt me Sallën lokale të Mbretërisë të Dëshmitarëve të Jehovait ose shkruaju botuesve të kësaj reviste.