BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g04 8/10 f. 27
  • «Nuk duam ta festojmë Hallouinin!»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • «Nuk duam ta festojmë Hallouinin!»
  • Zgjohuni!—2004
  • Material i ngjashëm
  • Cila është origjina e Hallouinit?
    Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • E vërteta për Hallouinin
    Zgjohuni!—2013
  • E vërteta rreth festimeve të përhapura
    Zgjohuni!—2001
  • Festimet e përhapura: Zbavitje të padëmshme?
    Zgjohuni!—2001
Shih më tepër
Zgjohuni!—2004
g04 8/10 f. 27

«Nuk duam ta festojmë Hallouinin!»

NGA NJË SHKRIMTAR I ZGJOHUNI! NË BELGJIKË

Ky ishte vendimi që mori një klasë në Tienen të Belgjikës. Çfarë i shtyu të merrnin këtë vendim? Në Belgjikë festa e Hallouinit është futur vitet e fundit. Madje 31 tetori i vitit 2002 ishte hera e parë që kjo festë do të bëhej në këtë shkollë. Kështu që kur po afrohej ajo ditë, mësuesja u dha nxënësve një punë me shkrim për Hallouinin. «Sa më të shëmtuar dhe të çuditshëm ta përshkruani, aq më mirë»,​—u tha ajo.

Një prej nxënësve ishte edhe Matiasi 10-vjeçar. Atij iu kujtua që kishte lexuar për rreziqet e fshehta të festave kaq të përhapura, si Hallouini, në revistën Zgjohuni! të tetorit 2001. E kuptonte se Hallouini përfshin gjëra që Perëndisë nuk i pëlqejnë. Kështu që, për këtë detyrë, Matiasi i mori informacionet nga artikujt e kësaj reviste. Pasi e lexoi me kujdes punën e Matiasit, mësuesja arriti në përfundimin se Hallouini nuk ishte një festë kaq e padëmshme sa ç’mendojnë njerëzit. Pastaj i kërkoi Matiasit që të fliste para klasës për këtë temë.

Kur Matiasi filloi të lexonte, dukej se disa nxënës nuk e kishin mendjen. Por ndërsa ai vazhdonte, të gjithë u përpinë nga shpjegimi i tij. Kur mbaroi, mësuesja i pyeti prapë nxënësit nëse donin ta festonin Hallouinin. Klasa u përgjigj njëzëri: «Jo!» Një nxënëse bërtiti: «Është i frikshëm!». Një tjetër tha: «Nuk e kisha kuptuar që Hallouini tregon kaq shumë mungesë respekti për të vdekurit.»

Për Matiasin, që më parë ishte paksa i ndrojtur, kjo përvojë i dha më tepër forcë për t’u qëndruar besnik bindjeve të tij biblike pavarësisht nga presionet. Gjithashtu mësuesja dhe nxënësit e klasës filluan ta respektonin më shumë si Dëshmitar të Jehovait.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo