BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwbq artikulli 67
  • Cila është origjina e Hallouinit?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Cila është origjina e Hallouinit?
  • Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Përgjigjja e Biblës
  • Historia dhe traditat e Hallouinit
  • A duhet të na interesojë origjina pagane e Hallouinit?
  • E vërteta për Hallouinin
    Zgjohuni!—2013
  • E vërteta rreth festimeve të përhapura
    Zgjohuni!—2001
  • Festimet e përhapura: Zbavitje të padëmshme?
    Zgjohuni!—2001
  • «Nuk duam ta festojmë Hallouinin!»
    Zgjohuni!—2004
Shih më tepër
Përgjigje për pyetje rreth Biblës
ijwbq artikulli 67
Tre fëmijë të veshur me kostume për Hallouinin, para një dere plot me dekorime për këtë festë.

Cila është origjina e Hallouinit?

Përgjigjja e Biblës

Bibla nuk flet fare për Hallouinin, një festë e përvitshme që mjaft veta e festojnë më 31 tetor. Megjithatë, origjina e tij e lashtë dhe traditat për të bien në kundërshtim me mësimet e Biblës.

Në këtë artikull

  • Historia dhe traditat e Hallouinit

  • A duhet të na interesojë origjina pagane e Hallouinit?

  • Pse quhet Hallouin?

Historia dhe traditat e Hallouinit

  • Samaini: Sipas një enciklopedie, Hallouini mund ta ketë zanafillën nga «festa e lashtë pagane që festonin keltët mbi 2.000 vjet më parë». Ajo vazhdon: «Keltët besonin se të vdekurit endeshin në mes të të gjallëve të asaj kohe. Gjatë festës së Samainit, të gjallët mund të takonin të vdekurit.» (The World Book Encyclopedia.)—Shih «Pse quhet Hallouin?»

  • Veshjet e Hallouinit, karamelet dhe «ëmbëlsira apo prapësira»: Sipas një burimi, disa keltë visheshin si fantazma ose lugatë në mënyrë që frymërat endacake «të mendonin se ishin si ata» dhe të mos u bënin keq. Disa të tjerë u ofronin ëmbëlsira frymërave për t’i qetësuar.a

    Një shportë në formë kungulli e mbushur me karamele të ndryshme që janë shpërndarë edhe në tavolinë.

    Në Evropën e mesjetës, kleri katolik përvetësoi zakonet pagane vendëse dhe u thoshte anëtarëve të kishës të shkonin nga shtëpia në shtëpi me veshje karakteristike dhe të kërkonin dhurata të vogla.

  • Fantazmat, vampirët, njerëzit-ujqër, shtrigat dhe kufomat e ngritura nga varri (zombi): Prej kohësh, njerëzit i kanë lidhur këto personazhe me botën e frymërave të liga. Libri Halloween Trivia u referohet këtyre krijesave si «monstra të mbinatyrshme» dhe thotë se ato janë «të lidhura ngushtë me vdekjen, me të vdekurit ose me frikën nga vdekja».

  • Kungujt e Hallouinit: Në Britaninë e mesjetës, «disa shkonin shtëpi më shtëpi duke kërkuar ushqim në këmbim të një lutjeje për të vdekurit» dhe mbanin në dorë «rrepa të gërryera me qiri brenda që nënkuptonte një shpirt të burgosur në purgator». (Halloween—From Pagan Ritual to Party Night) Disa historianë thonë se rrepat që ndriçonin, përdoreshin për të mbajtur larg frymërat e liga. Gjatë viteve 1800, në Amerikën e Veriut, rrepat u zëvendësuan nga kungujt sepse kishte me shumicë dhe gërryheshin e gdhendeshin kollaj.

A duhet të na interesojë origjina pagane e Hallouinit?

Po. Megjithëse disa e konsiderojnë Hallouinin si një festë të padëmshme, praktikat që lidhen me të, bien krejtësisht në kundërshtim me mësimet e Biblës. Hallouini bazohet në bindjet e rreme për të vdekurit dhe për frymërat e padukshme të njohura si demonë.

Vini re vargjet e mëposhtme që tregojnë mendimin e Zotit për bindjet që lidhen me Hallouinin:

  • «Kurrë të mos gjendet midis jush ndonjë që . . . këshillohet me fantazmat a frymërat, ose pyet të vdekurit.»—Ligji i përtërirë 18:10, 11, The Jerusalem Bible.

    Kuptimi: Perëndia nuk i miraton ata që përpiqen të komunikojnë me të vdekurit e madje as ata që lënë përshtypjen sikur po komunikojnë me ta.

  • «Të vdekurit s’dinë asgjë.»—Eklisiastiu 9:5.

    Kuptimi: Të vdekurit janë të pavetëdijshëm, ndaj është e pamundur të komunikojnë me të gjallët.

  • «Unë nuk dua që ju të keni pjesë me demonët. Ju nuk mund të pini kupën e Zotit dhe kupën e demonëve.»—1 Korintasve 10:20, 21, Diodati i Ri i Rishikuar

    Kuptimi: Kush dëshiron të ketë miratimin e Zotit, duhet të shmangë çdo lloj lidhjeje me demonët.

  • ‘Qëndroni të patundur përballë intrigave të Djallit, sepse ne kemi një betejë me forcat e liga qiellore.’—Efesianëve 6:11, 12.

    Kuptimi: Të krishterët duhet t’u kundërvihen forcave të liga qiellore, jo të festojnë me to.

a Shih librin Halloween: An American Holiday, an American History, faqja 4.

Pse quhet Hallouin?

Emri Hallouin lidhet me festën pagane të keltëve, Samainin. Një enciklopedi (World Book Encyclopedia) shpjegon: «Samain . . . do të thotë fundi i verës. Festa shënonte fillimin e stinës së errët të dimrit dhe festohej rreth datës 1 nëntor. Në vitet 700-800 të e.s. kisha e krishterë vendosi që në këtë datë të festohej një festë e re, Dita e Gjithë të Shenjtëve.» Fjala «Hallouin» është forma e shkurtuar në anglisht e «All Hallow Even», që fjalë për fjalë do të thotë «mbrëmja e gjithë të shenjtëve», pra vigjilja e Ditës së Gjithë të Shenjtëve.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo