BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 9/13 f. 6-9
  • E vërteta për Hallouinin

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • E vërteta për Hallouinin
  • Zgjohuni!—2013
  • Material i ngjashëm
  • Cila është origjina e Hallouinit?
    Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • E vërteta rreth festimeve të përhapura
    Zgjohuni!—2001
  • Festimet e përhapura: Zbavitje të padëmshme?
    Zgjohuni!—2001
  • «Nuk duam ta festojmë Hallouinin!»
    Zgjohuni!—2004
Shih më tepër
Zgjohuni!—2013
g 9/13 f. 6-9

TEMA KRYESORE

E vërteta për Hallouinin

A e festojnë Hallouinin aty ku jeton? Në Shtetet e Bashkuara dhe në Kanada, Hallouini njihet gjerësisht dhe festohet çdo vit më 31 tetor. Por zakonet e Hallouinit hasen në shumë pjesë të tjera të globit. Në disa vende ka festa që, ndonëse me emër tjetër, përqendrohen te të njëjtat gjëra: kontakti me shpirtrat e të vdekurve, me zanat, shtrigat e madje me djallin e demonët.​—Shih kutinë «Festa si Hallouini në mbarë botën».

NDOSHTA ti nuk beson te frymërat e mbinatyrshme. Mbase e sheh festimin e Hallouinit e të festave të ngjashme thjesht si zbavitje e një mënyrë si fëmijët të vënë në punë imagjinatën. Megjithatë, mjaft njerëz i konsiderojnë këto festa të dëmshme për arsyet e mëposhtme:

  1. Një enciklopedi (Encyclopedia of American Folklore) shpjegon: «Hallouini ka të bëjë kryesisht me kontaktin me forcat frymore, shumë prej të cilave kërcënojnë ose frikësojnë.» (Shih kutinë «Si erdhi Hallouini deri këtu?») Po ashtu, mjaft festa si Hallouini kanë origjinë pagane dhe rrënjë të thella në adhurimin e të parëve. Edhe sot njerëz anekënd botës i shfrytëzojnë këto ditë për t’u lidhur me ata që gjoja janë shpirtrat e të vdekurve.

  2. Ndonëse Hallouini shihet më tepër si festë amerikane, vit për vit e festojnë njerëz në gjithnjë e më shumë vende. Sidoqoftë, mjaft nga ata që sapo kanë filluar ta festojnë, nuk e dinë origjinën pagane të simboleve, zbukurimeve dhe zakoneve të Hallouinit, shumica e të cilave lidhen me qenie të mbinatyrshme dhe me forca okulte.​—Shih kutinë «Cila është origjina?»

  3. Mijëra uikanë, të cilët ndjekin ritet e lashta kelte, e quajnë Hallouinin me emrin e tij të lashtë, Samain, dhe e konsiderojnë natën më të shenjtë të vitit. Gazeta USA Today citonte një grua që merrej me shtrigëri, e cila thoshte: «Të krishterët ‘pa e kuptuar, festojnë festën tonë. . . . Sa na pëlqen kjo’!»

  4. Festat si Hallouini janë kundër mësimeve të Biblës. Ajo paralajmëron: «Mes teje të mos gjendet asnjë nga ata që . . . hedhin fall, që merren me magji, që kërkojnë ogure, ndonjë shtrigë, ndonjë që ysht të tjerët, që këshillohet me një medium ose me dikë që ka si zanat parathënien e ngjarjeve a ndonjë që pyet të vdekurit.»​—Ligji i përtërirë 18:10, 11; shih edhe Levitikun 19:31; Galatasve 5:19-21.

Familjet mund të kenë mbarësi edhe pa u përfshirë në festa ogurzeza

Duke pasur parasysh sa u tha më lart, do të ishe i mençur po të mësoje për origjinën e errët të Hallouinit e të festave të ngjashme. Ajo që do të kuptosh, do të të nxitë të bashkohesh me shumë të tjerë që nuk i festojnë këto festa.

«Të krishterët ‘pa e kuptuar, festojnë festën tonë. . . . Sa na pëlqen kjo’!»​—Citim i një gruaje që merrej me shtrigëri, gazeta USA Today.

FESTA SI HALLOUINI NË MBARË BOTËN

Megjithëse Hallouini në përgjithësi shihet si festë amerikane, po bëhet i njohur në shumë pjesë të botës. Përveç kësaj, ka festa të tjera të ngjashme me Hallouinin, në kuptimin që festojnë ekzistencën dhe veprimtaritë e botës së shpirtrave. Këtu tregohen disa festa nga mbarë bota që janë të njohura dhe ngjajnë me Hallouinin.

  • Amerika e Veriut - Dita e të Vdekurve

  • Amerika e Jugut - Kausaskançisi

  • Evropë - Dita e të Vdekurve dhe variante të tjera të Hallouinit

  • Afrikë - Vallëzimi i Eigungunit Kokëmbuluar

  • Azi - Festa e Bonit

CILA ËSHTË ORIGJINA?

Origjina e disa zakoneve dhe simboleve të Hallouinit

VAMPIRËT, NJERËZIT-UJQËR, SHTRIGAT, KUFOMA TË NGRITURA NGA VARRI: Këto krijesa i lidhin gjithnjë me botën e shpirtrave të ligj.

ËMBËLSIRAT: Keltët e lashtë përpiqeshin t’i qetësonin shpirtrat e ligj me ëmbëlsira. Më vonë, Kisha i nxiti festuesit të shkonin shtëpi më shtëpi në Vigjiljen e të Gjithë të Shenjtëve duke kërkuar ushqim në këmbim të një lutjeje për të vdekurit. Më vonë, ky zakon u shoqërua me shprehjen e famshme të Hallouinit, «ëmbëlsira apo prapësira».

ZAKONET: Keltët vishnin maska të frikshme që shpirtrat e ligj t’i merrnin për shpirtra, e kështu të mos u bënin gjë. Dalëngadalë Kisha përzjeu zakonet pagane me festat e Gjithë Shpirtrave dhe të Gjithë Shenjtorëve. Më vonë, festuesit shkonin shtëpi më shtëpi të veshur me rroba shenjtorësh, engjëjsh e djajsh.

KUNGUJT: Rrepat e gdhendur e të ndriçuar me qiri përdoreshin për të mbajtur larg shpirtrat e ligj. Për disa, qiriri i rrepës përfaqësonte një shpirt të ngecur në purgator. Me kalimin e kohës filluan të përdoreshin më tepër kungujt e gdhendur.

SI ERDHI HALLOUINI DERI KËTU?

SHEKULLI I PESTË P.E.S.

Keltët mbajnë festën e Samainit në fund të tetorit, ngaqë besojnë se fantazmat dhe demonët bredhin në tokë më tepër se në periudha të tjera.

SHEKULLI I PARË I E.S.

Romakët pushtojnë keltët dhe përvetësojnë ritet spiritiste të Samainit.

SHEKULLI I SHTATË

Thuhet se Papa Bonifaci IV themeloi për nder të martirëve festën e përvitshme të të Gjithë të Shenjtëve.a

SHEKULLI I NJËMBËDHJETË

Dy nëntori caktohet Dita e Gjithë Shpirtrave për të përkujtuar të vdekurit.

SHEKULLI I TETËMBËDHJETË

Pranohet forma e shkruar Hallouin nga shkrirja e dy fjalëve angleze: mbrëmje (evening) dhe i shenjtë (hallow).

SHEKULLI I NËNTËMBËDHJETË

Mijëra njerëz që shkuan nga Irlanda në SHBA morën me vete edhe zakonet e Hallouinit që, me kalimin e kohës, u përzjenë me zakone të ngjashme të emigrantëve nga Britania, Gjermania, si dhe nga Afrika e pjesë të tjera të botës.

SHEKULLI I NJËZETË

Hallouini bëhet festë e famshme për gjithë kombin e Shteteve të Bashkuara.

SHEKULLI I NJËZETENJËTË

Interesi tregtar për Hallouinin kthehet në industri mbarëbotërore multimiliardere.

a Hallou është fjalë e vjetër angleze që do të thotë i shenjtë. Dita e Gjithë të Shenjtëve (All Hallows’ Day) është festë për nder të tyre. Mbrëmja para Ditës së Gjithë të Shenjtëve quhej edhe Për Gjithë të Shenjtët (All Hallow Even), që më vonë doli në formën e shkurtuar Hallouin.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo