BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 7/07 f. 30
  • A jetuan vërtet kaq gjatë?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A jetuan vërtet kaq gjatë?
  • Zgjohuni!—2007
  • Material i ngjashëm
  • A jetuan vërtet aq gjatë njerëzit në kohët biblike?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
  • Metuselahu
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Të projektuar për jetën pa fund
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2019
  • Jetëgjatësia
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Zgjohuni!—2007
g 7/07 f. 30

A jetuan vërtet kaq gjatë?

Sipas Biblës, Adami jetoi 930 vjet, Seti 912 vjet dhe Metuselahu 969, pra i mbeteshin vetëm 31 vjet që të mbushte mijëshen. (Zanafilla 5:5, 8, 27) A ishin ato vite të gjata sa vitet sot apo ishin periudha më të shkurtra, ndoshta muaj, siç kanë thënë disa?

Dëshmitë që jep Bibla tregojnë se ato vite ishin njësoj sa vitet sot. Mendoni: nëse vitet që përmend Bibla do të ishin sa muajt sot, burrat në vijim do të ishin bërë baballarë në një moshë fare të njomë, gjë që do të ishte e pamundur: Kenani para se të mbushte gjashtë vjeç, Mahalaleli dhe Enoku pak pasi të mbushnin pesë vjeç.​—Zanafilla 5:12, 15, 21.

Për më tepër, njerëzit e lashtë e bënin dallimin midis ditëve, muajve dhe viteve. (Zanafilla 1:14-16; 8:13) Kronologjia e hollësishme e Noesë na ndihmon të përcaktojmë se sa i gjatë ishte një muaj. Një krahasim i Zanafillës 7:11, 24 me Zanafillën 8:3, 4 tregon se pesë muaj, pra nga dita e 17-të e muajit të dytë deri në ditën e 17-të të muajit të shtatë, ishin 150 ditë. Atëherë është e qartë se Noeja i llogariti datat duke pasur si bazë muaj me 30 ditë, dhe 12 muaj të tillë formonin një vit.​—Zanafilla 8:5-13.a

Po si ka mundësi që njerëzit të jetonin 900 vjet a më shumë? Bibla na tregon se Perëndia i bëri njerëzit të jetonin përgjithmonë dhe se mëkati i Adamit i solli papërsosmëri dhe vdekje familjes njerëzore. (Zanafilla 2:17; 3:17-19; Romakëve 5:12) Ata që jetuan para Përmbytjes ishin shumë më afër përsosmërisë sesa ne sot dhe, pa dyshim, ky ishte një faktor kryesor në jetëgjatësinë e tyre. Për shembull, Metuselahu jetoi vetëm shtatë breza pas Adamit.​—Luka 3:37, 38.

Megjithatë, së shpejti, Perëndia Jehova do të zhdukë çdo gjurmë të mëkatit të Adamit te të gjithë ata që tregojnë besim në gjakun e derdhur të Birit të tij, Jezu Krishtit. «Paga që paguan mëkati është vdekja, kurse dhurata që jep Perëndia, është jeta e përhershme me anë të Krishtit Jezu, Zotërisë tonë.» (Romakëve 6:23) Po, po vjen koha kur 969 vitet e Metuselahut do të duken vërtet shumë pak!

[Shënimi]

a Shih librin Të fitojmë gjykim të thellë nga Shkrimet (anglisht), vëllimi 2, faqja 1214, botuar nga Dëshmitarët e Jehovait.

[Grafiku në faqen 30]

(Për tekstin e kompozuar, shiko botimin)

1000

Metuselahu

Adami

Seti

900

800

700

600

500

400

300

200

100

Jetëgjatësia mesatare sot

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo