METUSELAHU
[ndoshta: njeri i shigjetës].
Biri i profetit besnik, Enokut; i ati i Lamekut dhe gjyshi i Noesë. (Zn 5:21-29; 1Kr 1:1-4; Jd 14, 15) Metuselahu ishte pasardhës i Adamit nga linja e Setit dhe i përkiste brezit të tetë të familjes njerëzore. (Lu 3:37, 38) Ai jetoi 969 vjet, jeta më e gjatë që përmendet në Bibël, dhe jetëgjatësia e tij u bë proverbiale. Ai vdiq në vitin 2370 p.e.s., viti në të cilin filloi Përmbytja. Megjithatë, Shkrimet thonë se Metuselahu «vdiq» dhe jo se humbi jetën i ekzekutuar nga Perëndia gjatë Përmbytjes.—Zn 5:27; shih JETËGJATËSIA.