BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 11/09 f. 22-23
  • Jemi të gjithë një familje

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Jemi të gjithë një familje
  • Zgjohuni!—2009
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Çfarë thotë shkenca?
  • Pikëpamja e Biblës
  • Racizmi
    Zgjohuni!—2014
  • Si të flasësh me fëmijët për racizmin
    Ndihmë për familjen
  • Çfarë mund të bëjmë ndaj krenarisë raciale?
    Zgjohuni!—1998
  • A është barazia raciale thjesht një ëndërr?—Çfarë thotë Bibla?
    Tema të tjera
Shih më tepër
Zgjohuni!—2009
g 11/09 f. 22-23

Jemi të gjithë një familje

ÇFARË mendon për njerëzit që e kanë ndryshe nga ti ngjyrën e lëkurës ose që i përkasin një grupi tjetër etnik? A i sheh si të barabartë? Mjerisht, shumë veta i konsiderojnë inferiore disa raca. Sipas një fjalori, racizmi mbështetet në pikëpamjen se «racat kanë dallime rrënjësore midis tyre, se ndahen në raca ‘të larta’ e ‘të ulëta’ dhe se raca ‘më e lartë’ ka të drejtë të shtypë e të shfrytëzojë racat e tjera».

Kjo pikëpamje ka sjellë shumë dëme. Në librin e tij Manual i psikiatrisë kulturore (anglisht), profesori Uen Shing Ceng shkruante se ndjenja e superioritetit të racave «justifikoi shtypjen nga kolonizatorët dhe skllavërinë e grupeve të tjera». Ai shtonte se raca është përdorur «për të justifikuar pabarazinë shoqërore, ekonomike dhe politike». Edhe sot racizmi haset në shumë vende të botës. Por, a bazohet në fakte kjo pikëpamje e dëmshme? Çfarë thonë shkenca dhe Bibla?

Çfarë thotë shkenca?

Zbulimet në gjenetikë kanë vërtetuar sa i gabuar është racizmi. Shkencëtarët që po studiojnë njerëz nga kontinente të ndryshme kanë nxjerrë në pah se ndryshimet në ADN-në e çdo dy njerëzve të marrë rastësisht thuajse në çdo pjesë të botës ishin rreth 0,5 për qind.a Gjithashtu, 86 deri në 90 për qind e këtyre ndryshimeve ndodhnin brenda secilit grup racial. Prandaj, vetëm 14 për qind a më pak e ndryshimit prej 0,5 për qind ishte midis grupeve të ndryshme raciale.

Siç thotë revista Nature, meqë «njerëzit janë gjenetikisht njësoj, gjenetika mund dhe duhet të jetë një mjet i rëndësishëm si për të hedhur dritë, ashtu edhe për ta zgjidhur çështjen e racave».

«Njerëzit janë gjenetikisht njësoj», pra, në thelb nuk kanë ndryshime midis tyre

Ky mendim nuk është i ri. Duke filluar në vitin 1950, Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë botoi një sërë deklaratash kundër racizmit. Ato u shkruan nga antropologë, gjenetistë dhe sociologë. Prapëseprapë racizmi vazhdon. Është e qartë se nuk mjafton t’i vësh njerëzit në dijeni për faktet. Duhet prekur edhe zemra ose ajo çka është nga brenda njeriu. «Nga zemra vijnë arsyetime të liga»,—tha Jezu Krishti.​—Mateu 15:19, 20.

Pikëpamja e Biblës

Bibla u shkrua për t’i bërë thirrje zemrës. Për shembull, përveçse tregon të vërtetën shkencore se «nga një njeri i vetëm [Perëndia] bëri të gjitha kombet, që të banojnë mbi tërë faqen e dheut», Bibla thotë edhe: «Perëndia nuk është i anshëm, por në çdo komb njeriu që i frikësohet atij dhe praktikon drejtësinë, është i pranuar nga ai.» (Veprat 10:34, 35; 17:26) A nuk zgjon kjo në zemrën tënde dashurinë për Perëndinë?​—Ligji i përtërirë 32:4.

Perëndia Jehova dëshiron që ne të tregojmë se e duam, duke u bërë si ai. Tek Efesianëve 5:1, 2 thuhet: «Bëhuni, pra, imitues të Perëndisë, si bij të dashur dhe vazhdoni të ecni në dashuri.» ‘Të ecësh në dashuri’ nënkupton edhe t’i duash njerëzit siç i do Perëndia, pavarësisht nga ngjyra e lëkurës ose përkatësia etnike.​—Marku 12:31.

Perëndia nuk i pranon si shërbëtorë të tij njerëzit në zemrat e të cilëve vlon e keqja, përfshirë urrejtja dhe paragjykimet raciale. (1 Gjonit 3:15) Po afrohet me të shpejtë dita kur Perëndia do të shfarosë nga faqja e dheut të gjithë njerëzit e ligj. Do të mbeten vetëm ata që imitojnë cilësitë e tij. Atëherë njerëzimi do të jetë vërtet një familje e vetme, fizikisht dhe në besim.—Psalmi 37:29, 34, 38.

a Megjithatë, ato ndryshime relativisht të pakta gjenetike midis njerëzve mund të jenë me vlerë nga ana mjekësore, sepse, nga sa duket, disa sëmundje kanë lidhje gjenetike.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo