BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g18 nr. 2 f. 6
  • 3—Respekti

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • 3—Respekti
  • Zgjohuni!—2018
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • ÇFARË DO TË THOTË
  • PSE KA RËNDËSI
  • Ç’MUND TË BËSH
  • Si të tregosh respekt
    Zgjohuni!—2016
  • Si ta shmangësh «divorcin gri»?
    Ndihmë për familjen
  • A është i mundur pajtimi?
    Zgjohuni!—1999
  • Si të bësh kompromis
    Zgjohuni!—2014
Shih më tepër
Zgjohuni!—2018
g18 nr. 2 f. 6
Një çift përdor llaçin për të ndërtuar një mur

Të folurit me respekt e mban të lidhur martesën, ashtu si llaçi murin

PËR ÇIFTET

3—Respekti

ÇFARË DO TË THOTË

Bashkëshortët që e respektojnë njëri-tjetrin, sillen me përzemërsi edhe kur kanë mosmarrëveshje. Libri Ten Lessons to Transform Your Marriage thotë: «Këto çifte nuk ngulin këmbë tek e vetja. Përkundrazi, vazhdojnë të flasin me njëri-tjetrin për gjërat që s’janë dakord. E dëgjojnë me respekt pikëpamjen e bashkëshortit dhe gjejnë gjuhën e përbashkët.»

PARIMI BIBLIK: «Dashuria . . . nuk kërkon interesat e veta.»​—1 Korintasve 13:4, 5.

«Të respektoj time shoqe, do të thotë se i çmoj vlerat e saj dhe se nuk dua të bëj asgjë që do të dëmtonte atë ose martesën tonë.»​—Mikea.

PSE KA RËNDËSI

Kur mungon respekti, në komunikimin mes çiftit mund të ketë kritikë, sarkazmë e madje përçmim​—veçori që studiuesit i përcaktojnë si shenjat e para të divorcit.

«Komentet ofenduese, me nënkuptim ose shakatë pa vend për bashkëshorten, vetëm sa do t’i shkatërrojnë vetëvlerësimin, do t’i humbin besimin te ti dhe do të rrënojnë martesën.»​—Brajani.

Ç’MUND TË BËSH

ANALIZO VETEN

Kushtoju vëmendje bisedave dhe veprimeve të tua gjatë një jave. Pastaj pyet veten:

  • «Sa shpesh e kritikova bashkëshortin dhe sa shpesh e komplimentova?»

  • «Në ç’mënyra specifike i tregova respekt?»

FOL ME BASHKËSHORTIN

  • Cilat veprime e fjalë ju bëjnë të ndiheni të respektuar?

  • Për shkak të cilave veprime e fjalë nuk ndiheni të respektuar?

SUGJERIME

  • Shkruaj tri mënyra që do të të pëlqente që bashkëshorti të të respektonte. Të njëjtën gjë të bëjë edhe ai. Shkëmbeni listat dhe përpiquni ta respektoni njëri-tjetrin në mënyrat që përcaktuat.

  • Bëj një listë me cilësitë që admiron te bashkëshorti. Pas kësaj thuaja sa shumë i çmon këto cilësi.

«Të respektoj tim shoq, do të thotë ta tregoj me veprime se e vlerësoj dhe se dua që të jetë i lumtur. Jo gjithmonë është e nevojshme diçka e jashtëzakonshme; ndonjëherë mjafton një sërë veprimesh të vogla për të shfaqur respekt të sinqertë.»​—Megani.

Në fund të fundit, nuk është puna nëse mendon se po e respekton apo jo bashkëshortin, por nëse ai ndihet i respektuar.

PARIMI BIBLIK: «Vishuni me dhembshuri të butë, mirëdashje, përulësi mendjeje, butësi dhe [durim].»​—Kolosianëve 3:12.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo