BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g19 nr. 2 f. 6-7
  • Si të jetë i përulur

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Si të jetë i përulur
  • Zgjohuni!—2019
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • ÇFARË ËSHTË PËRULËSIA
  • PSE ËSHTË E RËNDËSISHME
  • SI T’I MËSOSH PËRULËSINË
  • Zhvilloni përulësinë e vërtetë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2005
  • Jehovai i çmon shërbëtorët e tij të përulur
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2019
  • Mësoji fëmijët të jenë të përulur
    Zgjohuni!—2017
  • Shembuj përulësie që duhen imituar
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
Shih më tepër
Zgjohuni!—2019
g19 nr. 2 f. 6-7
Një djalë i vogël hedh mbeturinat në kosh

MËSIMI 2

Si të jetë i përulur

ÇFARË ËSHTË PËRULËSIA

Njerëzit e përulur tregojnë respekt për të tjerët. Nuk janë arrogantë e as presin që t’i trajtojnë si më të rëndësishëm. Përkundrazi, interesohen sinqerisht për të tjerët dhe janë të gatshëm të mësojnë prej tyre.

Ndonjëherë përulësia shihet si dobësi. Por, në të vërtetë është një pikë e fortë që na ndihmon të pranojmë të metat dhe të njohim kufizimet.

PSE ËSHTË E RËNDËSISHME

  • Përulësia përmirëson marrëdhëniet mes njerëzve. Libri Epidemia e narcizizmit (anglisht) thotë: «Në përgjithësi, njerëzit e përulur zënë miq më kollaj. . . . Janë më të komunikueshëm dhe më të shoqërueshëm.»

  • Përulësia përmirëson të ardhmen e fëmijës. Përulësia do ta ndihmojë fëmijën tani dhe në të ardhmen, për shembull, kur të kërkojë punë. Dr. Leonard Saksi shkroi: «Një i ri që mbivlerëson veten dhe nuk kupton pikat e tij të dobëta, vështirë se do të ketë sukses në një intervistë pune. Mirëpo, një të riu që i intereson vërtet mendimi i intervistuesit, ka më shumë të ngjarë ta fitojë vendin e punës.»a

SI T’I MËSOSH PËRULËSINË

Mësoje fëmijën të ketë pikëpamje të ekuilibruar për veten

PARIM NGA BIBLA: «Nëse dikush mendon se është diçka, kur s’është asgjë, mashtron veten.»​—Galatasve 6:3.

  • Mos i ushqe ide jorealiste. Shprehje, si «të gjitha ëndrrat e tua do të bëhen realitet» dhe «ti mund të arrish gjithçka në jetë» mund të tingëllojnë motivuese, por, zakonisht nuk realizohen. Fëmijët e tu do të jenë më të suksesshëm nëse kanë synime të arsyeshme dhe nëse punojnë pa u lodhur që t’i arrijnë.

  • Lavdëroje për veprime specifike. T’i thuash fëmijës thjesht «je më i miri në botë», nuk po e ndihmon të jetë i përulur. Lavdëroje për gjëra specifike.

  • Kufizoja përdorimin e mediave sociale. Shpesh media sociale përdoret për të reklamuar veten, pra për të trumbetuar talentet dhe arritjet personale, dhe kjo është pikërisht e kundërta e përulësisë.

  • Mësoje të kërkojë falje shpejt. Ndihmoje fëmijën ta kuptojë dhe ta pranojë gabimin.

Mësoje të jetë mirënjohës

PARIM NGA BIBLA: «Tregohuni mirënjohës.»​—Kolosianëve 3:15.

  • Mirënjohje për krijimin. Fëmijët duhet ta çmojnë natyrën dhe të kuptojnë se jeta jonë varet prej saj. Që të jetojmë, kemi nevojë për ajër, ujë dhe ushqim. Pse të mos përdorësh këta shembuj që t’u ngulitësh vlerësim, admirim dhe mirënjohje për mrekullitë e krijimit.

  • Mirënjohje për njerëzit. Mësoji fëmijës se çdokush është më i mirë se ai në një fushë a në një tjetër. Dhe, në vend që të bëhet xheloz për aftësitë ose talentet e të tjerëve, ndihmoje t’i çmojë dhe të mësojë prej tyre.

  • Ta shprehë mirënjohjen. Mësoje fëmijën të thotë «faleminderit» jo vetëm me fjalë, por me gjithë shpirt. Mirënjohja konsiderohet element kyç për përulësinë.

Mësoji fëmijës se është gjë e mirë t’u shërbejë të tjerëve

PARIM NGA BIBLA: «Me përulësi mendjeje, duke i parë të tjerët si më të lartë se veten, duke parë me interes jo vetëm çështjet tuaja, por edhe ato të të tjerëve.»​—Filipianëve 2:3, 4.

  • Caktoji punë shtëpie. Po të mos i japësh punë shtëpie, mund t’i përcjellësh mesazhin: ‘S’janë punë për ty këto.’ Punët e shtëpisë duhet të vijnë para lojërave. Tregoji fëmijës sa dobi nxjerr familja kur ai jep një dorë me punët e shtëpisë, dhe se kështu do ta respektojnë e do ta vlerësojnë.

  • Theksoji se është privilegj t’u shërbesh të tjerëve. Kur u shërben të tjerëve, bëhesh më i pjekur. Prandaj ndihmoje fëmijën të kuptojë se kush ka nevojë për ndihmë. Pastaj, flitni se çfarë mund të bëjë konkretisht. Lavdëroje dhe mbështete ndërsa fëmija u shërben të tjerëve.

a Nga libri Kolapsi i prindërimit, anglisht.

Një djalë i vogël hedh mbeturinat në kosh

FILLO TANI

Fëmija që mëson të bëjë punë të përulura në shtëpi, do të bashkëpunojë më kollaj me të tjerët kur të rritet

Lër të flasin veprat

  • A më shohin fëmijët që nganjëherë edhe unë kam nevojë për ndihmën e të tjerëve?

  • Kur flas për të tjerët, kam prirjen t’i ul apo t’i vlerësoj dhe të jem pozitiv?

  • A e shohin fëmijët se e konsideroj të rëndësishme t’u shërbej të tjerëve?

Në shtëpinë tonë . . .

«Vajza na tregoi për një shoqe klase që sillet keq me të tjerët dhe që nuk e kanë qejf. E nxita të mendonte pak për të, se kushedi ç’po kalonte në shtëpi. Tekefundit, jo çdokush ka një familje të lumtur. Kjo e ndihmoi të kuptonte se nuk është më e mirë se të tjerët. Mbase ka thjesht rrethana më të mira.»​—Kerëni.

«U themi vajzave të kënaqen me gjërat që mësojnë në shkollë dhe thjesht të japin më të mirën, pa bërë krahasime. I sigurojmë se as ne nuk do t’i krahasojmë me të tjerët.»​—Mariana.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo