BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • my tregimi 12
  • Njerëzit ndërtojnë një kullë të madhe

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Njerëzit ndërtojnë një kullë të madhe
  • Libri im i tregimeve biblike
  • Material i ngjashëm
  • Ata nuk i bënë një emër të njohur vetes
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
  • Nimrodi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Kulla e Babelit
    Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • Kulla e Babelit
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Libri im i tregimeve biblike
my tregimi 12
Ndërtues që flasin gjuhë të ndryshme e nuk arrijnë të merren vesh

TREGIMI 12

Njerëzit ndërtojnë një kullë të madhe

KALUAN shumë vite. Djemtë e Noesë patën shumë fëmijë. Fëmijët e tyre u rritën dhe patën edhe ata shumë fëmijë. Shpejt, toka u mbush me njerëz.

Njëri prej tyre ishte një stërnip i Noesë, me emrin Nimrod. Ai ishte njeri i keq që gjuante e vriste kafshë dhe njerëz. Gjithashtu, ai e bëri veten mbret që të sundonte mbi njerëzit e tjerë. Perëndia nuk e pëlqente Nimrodin.

Kulla e Babelit

Të gjithë njerëzit në atë kohë flisnin vetëm një gjuhë. Nimrodi donte t’i mbante të gjithë së bashku, që të sundonte mbi ta. Prandaj, a e di çfarë bëri? U tha njerëzve të ndërtonin një qytet, si dhe një kullë të madhe në të. Shikoji në figurë se si po bëjnë tulla.

Perëndia Jehova nuk ishte i kënaqur me këtë ndërtim. Perëndia donte që njerëzit të shpërndaheshin e të jetonin në gjithë tokën. Por njerëzit thanë: ‘Hajde! Të ndërtojmë një qytet dhe një kullë aq të lartë, sa maja e saj të arrijë deri në qiell. Atëherë do të jemi të famshëm!’ Njerëzit kërkonin lavdi për vete dhe jo për Perëndinë.

Prandaj, Perëndia bëri që njerëzit ta ndërpritnin ndërtimin e kullës. A e di si e bëri këtë? Papritur, ai bëri që njerëzit të flisnin gjuhë të ndryshme, jo një gjuhë të vetme. Kështu që ndërtuesit nuk e kuptonin më njëri-tjetrin. Prandaj, qyteti i tyre u quajt Babel ose Babiloni, që do të thotë «ngatërrim».

Tani, njerëzit filluan të iknin nga Babeli. Grupe njerëzish që flisnin të njëjtën gjuhë shkuan të jetonin bashkë në pjesë të tjera të tokës.

Zanafilla 10:1, 8-10; 11:1-9.

Pyetje për studim

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo