BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • my tregimi 32
  • Dhjetë plagët

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Dhjetë plagët
  • Libri im i tregimeve biblike
  • Material i ngjashëm
  • Tri plagët e para
    Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • Kush është Jehovai?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1993
  • Plaga e dhjetë
    Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • Gjashtë plagë të tjera
    Të mësojmë nga historitë e Biblës
Shih më tepër
Libri im i tregimeve biblike
my tregimi 32
Lumi Nil kthehet në gjak, plaga e parë

TREGIMI 32

Dhjetë plagët

SHIKOJI këto figura. Secila prej tyre tregon një nga plagët që dërgoi Jehovai në Egjipt. Në figurën e parë mund të shikosh Aaronin që po godet me shkopin e tij lumin Nil. Kur e goditi, uji i lumit u kthye në gjak. Peshqit ngordhën dhe lumi filloi të binte erë të keqe.

Faraoni përpiqet të largojë bretkosat nga krevati i tij gjatë plagës së dytë

Pastaj Jehovai bëri të dilnin bretkosa nga lumi Nil. Ato i gjeje kudo: në furra, në tepsi, në krevatet e njerëzve, nga të katra anët. Kur bretkosat ngordhën, egjiptianët i mblodhën në grumbuj të mëdhenj që lëshonin një erë të keqe në të gjithë vendin.

Pastaj Aaroni goditi tokën me shkopin e tij dhe pluhuri u kthye në harrje, insekte të vogla që kanë krahë e që të pickojnë. Harrjet ishin plaga e tretë në vendin e Egjiptit.

Një grua është pickuar nga harrjet gjatë plagës së tretë

Plagët e tjera që erdhën, dëmtuan vetëm egjiptianët, jo izraelitët. Plaga e katërt ishte me miza të mëdha që hynin me tufa në shtëpitë e gjithë egjiptianëve. Plaga e pestë ra te kafshët. Shumë lopë, dele e dhi që ishin të egjiptianëve ngordhën.

Pastaj Moisiu dhe Aaroni morën pak hi dhe e hodhën në ajër. Kjo shkaktoi plagë të këqija te njerëzit dhe te kafshët. Kjo ishte plaga e gjashtë.

Pas kësaj Moisiu ngriti dorën nga qielli dhe Jehovai dërgoi vetëtima e breshër. Kjo ishte stuhia më e keqe me breshër që kishte ndodhur ndonjëherë në Egjipt.

Egjiptianët përpiqen t’u shpëtojnë mizave gjatë plagës së katërt
Gjatë plagës së pestë egjiptianëve u ngordhin kafshët.

Plaga e tetë ishte një tufë e madhe karkalecash. Kurrë më parë ose më pas s’ka pasur aq shumë karkaleca. Ata hëngrën gjithçka që nuk e kishte shkatërruar breshëri.

Plaga e nëntë ishte errësira. Për tri ditë vendin e mbuloi errësira e thellë, por atje ku banonin izraelitët kishte dritë.

Në fund, Perëndia i tha popullit të tij të spërkaste te kornizat e dyerve të shtëpive gjakun e një keci ose të një qengji. Pastaj engjëlli i Perëndisë kaloi në gjithë Egjiptin. Kur shikonte gjakun te korniza e derës, nuk vriste asnjë në atë shtëpi. Por në të gjitha shtëpitë që nuk kishin gjak te kornizat, engjëlli i Perëndisë vrau fëmijën e parë te njerëzit dhe te kafshët. Kjo ishte plaga e dhjetë.

Pas kësaj plage të fundit, faraoni u tha izraelitëve të largoheshin. Populli i Perëndisë ishte gati për t’u nisur, e po atë natë filluan marshimin për të ikur nga Egjipti.

Dalja, kapitujt 7 deri 12.

Pyetje për studim

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo