BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • be mësimi 50 f. 258-f. 262 par. 5
  • Përpiqu të prekësh zemrën

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Përpiqu të prekësh zemrën
  • Të nxjerrim dobi nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik
  • Material i ngjashëm
  • Përpiqu të prekësh zemrën
    Kushtoju leximit dhe mësimdhënies
  • Si t’ua prekim zemrën atyre që mësojmë
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2015
  • Aftësohu si mësues
    Të nxjerrim dobi nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik
  • Mesazhi që duhet të shpallim
    Të nxjerrim dobi nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik
Shih më tepër
Të nxjerrim dobi nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik
be mësimi 50 f. 258-f. 262 par. 5

MËSIMI 50

Përpiqu të prekësh zemrën

Çfarë duhet të bësh?

Merr parasysh si ndihen njerëzit për çështjet që po trajton. Ndihmoji të zhvillojnë ndjenja dhe motive që do t’i afrojnë me Perëndinë dhe do t’i bëjnë miq të tij.

Pse ka rëndësi?

Për t’i pëlqyer Jehovait, njerëzit duhet ta kenë Fjalën e Perëndisë të rrënjosur thellë në zemër.

PËRVEÇSE t’u japësh dëshmi njerëzve, duhet të përpiqesh edhe t’u prekësh zemrën. Në Bibël, shpesh zemra vihet në kontrast me atë që një person duket se është nga pamja e jashtme. Zemra figurative përfaqëson atë që një njeri është nga brenda: si ndihet, gjithçka që mendon, pse mendon për to dhe si ndikojnë ato mendime në veprimet e tij. Në këtë zemër figurative mbillet fara e së vërtetës. (Mat. 13:19) Po nga zemra duhet të burojë bindja ndaj Perëndisë.​—Prov. 3:1; Rom. 6:17.

Që mësimi yt të depërtojë kaq thellë, përqendrohu në këto synime: (1) Dallo se çfarë ka ndikuar tashmë në zemrën e dëgjuesit. (2) Përforco cilësitë pozitive, si për shembull, dashurinë dhe frikën hyjnore. (3) Nxite dëgjuesin që të analizojë motivet e tij të brendshme, me qëllim që t’i pëlqejë plotësisht Jehovait.

Përdor aftësi dalluese. Arsyet pse njerëzit nuk e kanë pranuar ende të vërtetën janë të ndryshme. Kur drejton një studim biblik, mund të të duhet të rrëzosh paragjykime dhe të japësh fakte për të kundërshtuar idetë e gabuara që ka studenti ose mund të jetë e nevojshme që thjesht të paraqesësh prova. Pyet veten: ‘A është ky person i vetëdijshëm që, si njeri, ka nevoja frymore? Deri në ç’pikë beson tashmë? Çfarë nuk beson? Pse ka arritur në ato përfundime? A ka nevojë për ndihmë që të mposhtë disa dëshira, të cilat mund ta pengojnë të pranojë përgjegjësitë që vijnë kur njeh të vërtetën?’

Nuk është gjithmonë e lehtë të kuptosh pse njerëzit i besojnë disa gjëra. «Këshilla në zemër të njeriut është si ujëra të thella,​—thuhet te Proverbat 20:5,​—por njeriu me aftësi dalluese është ai që do ta nxjerrë atë.» Aftësia dalluese është aftësia për të kuptuar diçka që nuk duket menjëherë. Kjo kërkon të vëzhgosh me kujdes dhe të kesh një qëndrim që tregon interes.

Komunikimi nuk bëhet vetëm me fjalë. Një argument i caktuar mund ta bëjë studentin të ndryshojë shprehjen e fytyrës ose tonin e zërit. Në qoftë se je prind, pa dyshim e kupton që një ndryshim në sjelljen e fëmijës mund të tregojë se po reagon ndaj një ndikimi të ri në jetë. Mos i shpërfill këto shenja. Ato janë tregues të personit të brendshëm.

Pyetjet e zgjedhura mirë mund të të ndihmojnë të kuptosh çfarë ka në zemër dikush. Mund të pyesësh: «Si ndihesh për . . . ?» «Çfarë të ka bindur se . . . ?» «Si do të reagoje në qoftë se . . . ?» Por ki kujdes të mos i bombardosh njerëzit me pyetje. Para se të bësh një pyetje mund të thuash me takt: «Të vjen keq nëse të pyes . . . ?» Të zbulosh çfarë ka në zemër dikush është një punë e lodhshme që nuk mund të bëhet nxitimthi. Në shumicën e rasteve, para se një njeri të jetë i gatshëm të zbulojë ndjenjat e tij të brendshme, duhet njëfarë kohe që të fitosh besimin e tij. Edhe kur arrin të fitosh besimin e tij, duhet të kesh kujdes që tjetri të mos mendojë se po e pyet për gjëra që nuk të takojnë t’i dish.​—1 Pjet. 4:15.

Edhe mënyra se si reagon ti ndaj asaj që dëgjon kërkon aftësi dalluese. Mos harro që pikësynimi yt është t’i kuptosh njerëzit, me qëllim që të mund të përcaktosh se çfarë informacioni biblik ka të ngjarë t’i motivojë. Freno menjëherë çdo nxitje për të dënuar pikëpamjet e tyre të gabuara. Në vend që të veprosh kështu, ji vigjilent për të dalluar ndjenjat që qëndrojnë pas fjalëve. Atëherë do të dish si të përgjigjesh dhe studenti duke e ndier që ti e kupton, ka të ngjarë ta marrë më seriozisht atë që thua.​—Prov. 16:23.

Deri në njëfarë mase, mund t’i motivosh njerëzit edhe kur i drejtohesh një grupi të madh. Po të kesh kontakt të mirë me auditorin, të jesh vigjilent për të parë shprehjet e fytyrës dhe të përdorësh pyetje retorike që vënë në punë mendjen, ka të ngjarë të kuptosh deri në njëfarë mase si ndihen dëgjuesit e tu rreth asaj që po thua. Në qoftë se e njeh mirë auditorin, merri parasysh rrethanat e tyre. Merr parasysh qëndrimin e përgjithshëm të kongregacionit kur arsyeton me ta duke përdorur Fjalën e Perëndisë.​—Gal. 6:18.

Nxit ndjenja pozitive. Pasi të kuptosh në njëfarë mase çfarë beson një njeri, çfarë nuk beson dhe pse, do të jesh në gjendje të ndërtosh mbi këtë bazë. Pas ringjalljes së tij, Jezui i preku zemrat e dishepujve duke ‘u hapur plotësisht Shkrimet’ nën dritën e ngjarjeve që kishin ndodhur së fundi. (Luka 24:32) Edhe ti duhet të përpiqesh të bësh lidhjen mes asaj që një njeri ka provuar, asaj që dëshiron me zjarr dhe asaj që sheh në Fjalën e Perëndisë. Zemra e studentit do të preket pozitivisht kur të kuptojë qartë që «kjo është E VËRTETA».

Kur thekson mirësinë e Jehovait, dashurinë e tij, dashamirësinë e tij të pamerituar dhe drejtësinë e udhëve të tij, po i ndihmon ata që mëson që të kultivojnë dashurinë për Perëndinë. Kur lë kohë për t’u treguar dëgjuesve të tu cilësitë e shkëlqyera që sheh Perëndia tek ata si individë, po u jep atyre arsye për të besuar se mund të kenë një marrëdhënie personale me të. Kjo mund të bëhet duke medituar rreth shkrimeve të tilla, si Psalmi 139:1-3, Luka 21:1-4 dhe Gjoni 6:44, e duke i ndihmuar dëgjuesit të kuptojnë se sa e thellë është dashuria dhe përzemërsia e Jehovait për shërbëtorët e tij besnikë. (Rom. 8:38, 39) Shpjego që Jehovai nuk sheh vetëm gabimet tona, por gjithë mënyrën tonë të të jetuarit, zellin tonë për adhurimin e pastër, dashurinë tonë për emrin e tij. (2 Kron. 19:2, 3; Hebr. 6:10) Ai kujton edhe hollësitë më të vogla për ne si individë dhe do t’ua kthejë në mënyrë të mahnitshme jetën ‘të gjithë atyre që janë në varret përkujtimore’. (Gjoni 5:28, 29; Luka 12:6, 7) Meqë njerëzit janë krijuar sipas shëmbëlltyrës dhe sipas ngjashmërisë së Perëndisë, trajtimi i cilësive të tij do të shkaktojë shpesh një përgjigje nga zemra e personit.​—Zan. 1:27.

Zemra e dikujt mund të preket edhe kur ai mëson t’i shohë njerëzit siç i sheh Jehovai. Është logjike të arsyetojmë që, nëse Perëndia tregon kujdes të dashur për ne si individë, tregon kujdes të njëjtë edhe për të tjerët, pavarësisht nga formimi, kombësia ose raca e tyre. (Vep. 10:34, 35) Kur një njeri e kupton këtë, do të ketë një bazë të fortë biblike për të çrrënjosur urrejtjen dhe paragjykimet nga zemra e tij. Kjo do t’i japë mundësi të ketë marrëdhënie paqësore me të tjerët, ndërkohë që mëson të kryejë vullnetin hyjnor.

Frika ndaj Perëndisë është një tjetër ndjenjë që duhet t’i ndihmosh të tjerët të kultivojnë. (Psal. 111:10; Zbul. 14:6, 7) Ky nderim i thellë ose frikë Perëndie mund ta motivojë një njeri që të arrijë diçka të cilën nuk e arrin dot me fuqinë e tij. Duke folur për veprimtaritë e Jehovait që të ngjallin frikë dhe nderim, si edhe për dashamirësinë e tij të jashtëzakonshme, mund t’i ndihmosh të tjerët që të zhvillojnë një frikë të shëndetshme se mos i shkaktojnë pakënaqësi atij.​—Psal. 66:5; Jer. 32:40.

Sigurohu që dëgjuesit e tu e kuptojnë se sjellja e tyre ka rëndësi për Jehovain. Ai ka ndjenja, prandaj me mënyrën si reagojmë ndaj drejtimit të tij, mund ta trishtojmë ose ta gëzojmë. (Psal. 78:40-42) Tregoju njerëzve pse sjellja e secilit prej tyre mund të ndikojë në përgjigjen ndaj sfidës që Satanai i bëri Perëndisë.​—Prov. 27:11.

Ndihmoji dëgjuesit që të kuptojnë se është në dobinë e tyre të plotësojnë kërkesat e Perëndisë. (Isa. 48:17) Një mënyrë për ta bërë këtë është duke treguar pasojat fizike dhe emocionale që vijnë kur hidhet poshtë, qoftë edhe përkohësisht, mençuria e Perëndisë. Shpjego se si mëkati na largon nga Perëndia, u heq të tjerëve mundësinë që të mësojnë të vërtetën nga ne dhe cenon në mënyra të tjera të drejtat e tyre. (1 Sel. 4:6) Ndihmoje auditorin të vlerësojë bekimet që ka pasur deri tani si pasojë e zbatimit të vazhdueshëm të ligjeve të Perëndisë. Forcoje çmueshmërinë e tyre për faktin që ecja në rrugët e drejta të Jehovait na kursen nga shumë probleme. Kur një njeri ka besim në mençurinë e rrugëve të Perëndisë, do të ndiejë neveri për çdo rrugë që bie në kundërshtim me to. (Psal. 119:104) Ai do ta shohë bindjen jo si një barrë, por si një mënyrë për të shprehur me dashuri përkushtimin e tij ndaj Jehovait si person.

Ndihmoji të tjerët që të bëjnë vetëshqyrtim. Që të vazhdojnë të rriten frymësisht, njerëzit duhet të bëhen të ndjeshëm ndaj asaj që kanë në zemër. Shpjego si mund t’i ndihmojë Bibla që ta bëjnë këtë.

Ndihmoji dëgjuesit të kuptojnë që Bibla është më tepër sesa thjesht një përmbledhje urdhërimesh, këshillash, ngjarjesh historike dhe profecish. Ajo zbulon edhe mënyrën e të menduarit të Perëndisë. Te Jakovit 1:22-25 Fjala e Perëndisë krahasohet me një pasqyrë. Në sajë të reagimit tonë ndaj gjërave që thotë ajo dhe ndaj mënyrës se si e përmbush Jehovai qëllimin e tij, mesazhi i Biblës zbulon çfarë kemi në zemër. Në këtë mënyrë, ajo zbulon se si na sheh Perëndia, i cili «shqyrton zemrat». (Prov. 17:3) Nxiti dëgjuesit që ta mbajnë në mendje këtë. Nxiti të meditojnë për atë që ka ruajtur Perëndia për ne në Bibël dhe për ndreqjet që mund t’u duhet të bëjnë në jetë për t’i pëlqyer më shumë atij. Ndihmoji ta shohin leximin e Biblës si një mjet për të ditur si i peshon Jehovai «mendimet dhe qëllimet e zemrës», në mënyrë që të bashkëpunojnë me Perëndinë për të bërë ndreqjet e nevojshme.​—Hebr. 4:12; Rom. 15:4.

Disa studentë biblikë mund të dëshirojnë ta zbatojnë atë që po mësojnë, por shqetësohen se ç’do të mendojnë të tjerët. Ata mund të jenë duke luftuar me disa dëshira të forta mishore. Ose ndoshta po përpiqen të gjejnë ndonjë mënyrë për t’i shërbyer Perëndisë pa i braktisur praktikat e botës. Tregoju rreziqet që sjell një pavendosmëri e tillë. (1 Mbret. 18:21) Nxiti t’i luten Perëndisë që t’u shqyrtojë e t’u rafinojë zemrën.​—Psal. 26:2; 139:23, 24.

Tregoju se Jehovai e kupton ç’luftë u duhet të bëjnë dhe se Bibla e shpjegon atë që po ndodh me ta. (Rom. 7:22, 23) Ndihmoji që të bëjnë kujdes për të mos i lejuar prirjet e zemrës së papërsosur të mbizotërojnë.​—Prov. 3:5, 6; 28:26; Jer. 17:9, 10.

Nxite gjithsecilin që të analizojë motivet me të cilat i bën gjërat. Mësoje që të pyesë veten: ‘Pse dëshiroj ta bëj këtë? A do t’i tregojë kjo Jehovait se e çmoj me të vërtetë gjithçka që ka bërë për mua?’ Puno për të forcuar bindjen se një marrëdhënie e miratuar me Jehovain është gjëja më e çmuar që mund të ketë një person.

Ndihmoje auditorin që të kuptojë se ç’do të thotë t’i shërbesh Jehovait me «gjithë zemrën». (Luka 10:27) Kjo do të thotë se të gjitha ndjenjat, dëshirat dhe motivet e tyre duhet të vihen në harmoni me rrugët e Jehovait. Prandaj mësoju dëgjuesve që të analizojnë jo vetëm atë që bëjnë, por edhe si ndihen për kërkesat e Perëndisë dhe cilat janë motivet që i shtyjnë t’i shërbejnë atij. (Psal. 37:4) Ndërsa studentët dallojnë se ku kanë nevojë të përmirësohen, nxiti që t’i luten Jehovait: «Njësoje zemrën time që t’i frikësohet emrit tënd.»​—Psal. 86:11.

Kur studenti zhvillon një marrëdhënie personale me Jehovain, do t’i bindet Perëndisë për shkak të besimit dhe jo thjesht ngaqë po e nxit ti. Atëherë, ai vetë ‘do të vazhdojë të sigurohet se çfarë është e pranueshme para Zotërisë’. (Efes. 5:10; Filip. 2:12) Kjo bindje që vjen nga zemra e kënaq Jehovain.​—Prov. 23:15.

Mbaj parasysh se Jehovai është ai që vlerëson zemrat dhe që i tërheq njerëzit në një marrëdhënie me të. (Prov. 21:2; Gjoni 6:44) Ne kemi një rol si bashkëpunëtorë. (1 Kor. 3:9) Është «sikur Perëndia të ishte duke u përgjëruar nëpërmjet nesh». (2 Kor. 5:20; Vep. 16:14) Jehovai nuk detyron askënd që ta pranojë të vërtetën, por në qoftë se ne përdorim Shkrimet, ai mund t’i ndihmojë dëgjuesit tanë që të kuptojnë se ajo që po dëgjojnë është përgjigjja e pyetjeve ose e lutjeve të tyre. Çdo mundësi për të mësuar të tjerët përdore duke pasur këtë gjë në mendje dhe kërkoji me ngulm Jehovait drejtim e ndihmë.​—1 Kron. 29:18, 19; Efes. 1:16-18.

SI TË PËRMIRËSOHESH?

  • Shfaq dashuri të vërtetë.

  • Dallo çfarë ka ndikuar në zemrën e dëgjuesit tënd.

  • Thekso cilësitë e mrekullueshme të Jehovait.

  • Ndihmoji dëgjuesit që të kuptojnë si t’i analizojnë dhe t’i rafinojnë motivet e tyre.

USHTRIME: (1) Lexo Mateun 6:21 dhe analizo si zbatohet në jetën tënde ky shkrim. Lexo edhe vargjet 19 e 20 dhe shqyrto çfarë përmirësimesh të shtyn zemra të bësh. (2) Analizo çfarë të motivoi që të filloje t’i shërbeje Jehovait. Çfarë të motivon tani? Cilat motive që do ta kënaqin Jehovain dëshiron të forcosh?

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo