BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • hf pjesa 8 pyet. 1-3
  • Kur të ndodh një tragjedi

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kur të ndodh një tragjedi
  • Familja jote mund të jetë e lumtur
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • 1 MBËSHTETU TE JEHOVAI
  • 2 KUJDESU PËR VETEN DHE FAMILJEN
  • 3 KËRKO NDIHMËN QË TË NEVOJITET
  • Si ta përballosh një sëmundje të papritur
    Tema të tjera
  • Pyetje nga lexuesit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2017
  • Jehovai i mban sytë mbi shërbëtorët e tij
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2022 (Për studim)
  • Si të gjejmë shpresë në mes të dëshpërimit?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
Shih më tepër
Familja jote mund të jetë e lumtur
hf pjesa 8 pyet. 1-3
Një burrë e një grua vajtojnë për humbjen e fëmijës

PJESA 8

Kur të ndodh një tragjedi

«Po gëzoni shumë, ndonëse për pak kohë tani për tani, në u dashtë, jeni hidhëruar nga sprova të ndryshme.»—1 Pjetrit 1:6

Edhe pse bën çmos të kesh martesë dhe familje të lumtur, mund të ndodhin gjëra të papritura që ta bëjnë të vështirë ta ruash gëzimin. (Eklisiastiu 9:11) Perëndia me dashuri na siguron ndihmë kur hasim situata të vështira. Nëse ndjek parimet biblike në vijim, ti dhe familja jote do të jeni në gjendje t’i përballoni, madje edhe ato më të vështirat.

1 MBËSHTETU TE JEHOVAI

ÇFARË THOTË BIBLA: «Hidhni gjithë ankthin tuaj mbi të, sepse ai interesohet për ju.» (1 Pjetrit 5:7) Mos harro asnjëherë se Perëndia nuk duhet fajësuar për sprovat që has. (Jakovi 1:13) Ndërsa afrohesh me të, ai do të të ndihmojë në mënyrën më të mirë të mundshme. (Isaia 41:10) «Atij zbrazja zemrën!»—Psalmi 62:8.

Gjithashtu, do të marrësh zemër nga leximi dhe studimi i përditshëm i Biblës. Si rezultat, do të provosh se si Jehovai «na ngushëllon në të gjitha shtrëngimet tona». (2 Korintasve 1:3, 4; Romakëve 15:4) Ai premton të të japë ‘paqen e Perëndisë, që kapërcen çdo mendim’.—Filipianëve 4:6, 7, 13.

Një burrë lutet me familjen në krevatin e spitalit

JA Ç’MUND TË BËSH:

  • Lutu për ndihmën e Jehovait që të ruash qetësinë dhe mendjekthjelltësinë

  • Shqyrto të gjitha mundësitë që ke dhe zgjidh rrugën më të mirë për ty

2 KUJDESU PËR VETEN DHE FAMILJEN

ÇFARË THOTË BIBLA: «Zemra e njeriut me kuptueshmëri fiton njohuri dhe veshi i të mençurve kërkon të gjejë njohuri.» (Proverbat 18:15) Mblidh të gjitha faktet. Kupto për çfarë ka nevojë çdo pjesëtar i familjes. Fol me ta. Dëgjoji.—Proverbat 20:5.

Po nëse të vdes një i afërm? Mos ki frikë ta shprehësh pikëllimin. Mos harro se as Jezui «nuk i mbajti dot lotët». (Gjoni 11:35; Eklisiastiu 3:4) Është e rëndësishme edhe të pushosh e të flesh mjaftueshëm. (Eklisiastiu 4:6) Kjo do të të ndihmojë ta përballosh më kollaj një situatë dëshpëruese.

JA Ç’MUND TË BËSH:

  • Bëje zakon komunikimin me familjen para se të ndodhë një tragjedi. Kur të lindin probleme, do të ndihen rehat të hapen me ty

  • Fol me të tjerë që mund të kenë hasur një situatë të ngjashme

3 KËRKO NDIHMËN QË TË NEVOJITET

ÇFARË THOTË BIBLA: «Shoku i vërtetë të do në çdo kohë, dhe të bëhet vëlla në ditë të vështira.» (Proverbat 17:17) Miqtë duan të të ndihmojnë, por ndoshta nuk dinë se si. Mos ngurro t’u thuash se për çfarë ke nevojë. (Proverbat 12:25) Gjithashtu, kërkoju atyre që e kuptojnë Biblën të të ndihmojnë si t’i zbatosh parimet biblike. Drejtimi që mund të të japin nga Bibla, do të jetë një ndihmë për ty.—Jakovi 5:14.

Kur shoqërohesh rregullisht me njerëz që kanë vërtet besim te Perëndia dhe te premtimet e tij, do të gjesh mbështetjen e nevojshme. Gjithashtu, do të ngushëllohesh jashtë mase kur ndihmon të tjerë që kanë nevojë për inkurajim. Fol me ta për besimin që ke te Jehovai dhe te premtimet e tij. Angazhohu duke ndihmuar të tjerët në nevojë, dhe mos u veço nga ata që të duan dhe që interesohen për ty.—Proverbat 18:1; 1 Korintasve 15:58.

JA Ç’MUND TË BËSH:

  • Fol me një mik të ngushtë dhe pranoje ndihmën e tij

  • Ji specifik dhe i sinqertë në lidhje me nevojat e tua

SHIKOJE SITUATËN MË GJERË

Edhe nëse ndihesh i rrënuar, mbaje mendjen të përqendruar te Perëndia. Gjatë vështirësive që kaloi, Jobi tha: «Qoftë përherë i bekuar emri i Jehovait!» (Jobi 1:21, 22) Edhe ti, si Jobi, vëre emrin dhe vullnetin e Jehovait mbi problemet e tua. Kur gjërat nuk shkojnë siç do të doje, mos i humb shpresat. Ki besim të plotë te Perëndia. «Unë e di mirë se ç’mendoj për ju,—thotë Jehovai,—mendoj për paqe, dhe jo për gjëmë, për t’ju dhënë një të ardhme dhe një shpresë.»—Jeremia 29:11.

PYET VETEN . . .

  • A kam besim të plotë te Jehovai edhe në gjëra të vogla?

  • Ç’arsye kam për ta falënderuar çdo ditë Jehovain për mirësinë e tij?

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo