AKZIBI
[vend mashtrues].
Emri i dy qyteteve.
1. Qytet në viset jugore të Tokës së Premtuar, në territorin e Judës. (Js 15:44) Mendohet se është «Kezibi» (Zn 38:5, shën., NW), vendlindja e Shelahut, birit të Judës. Sipas Josiut 15:33, ishte në rajonin kodrinor të Shefelahut, dhe sot e lidhin me Tell-el-Beidën (Horvat-Lavninin) 5 km në perëndim-jugperëndim të Adulamit. Lakishi, Moreshet-Gathi dhe Mareshahu (të përmendur tok me Akzibin te Mikea 1:13-15) ndodhen të gjithë në atë zonë. Në përgjithësi, mendohet se Kozeba te 1 Kronikave 4:22 është Akzibi.
2. Qytet bregdetar fenikas në territorin e fisit të Asherit. (Js 19:29) Megjithatë, Asheri kurrë nuk arriti ta pushtonte, ashtu siç nuk pushtoi as qytetin më të rëndësishëm të Akos (Akres) më në jug, mbase ngaqë e pengonte flota fenikase. (Gjy 1:31, 32) Senakeribi i Asirisë e shtiu në dorë në epokën e Hezekisë dhe e përmend në analet e tij. Në epokën greke dhe romake quhej Ekdipa. E lidhin me Ez Zibin (Tel-Ahzivin), afro 14 km në veri të Akos, në grykëderdhjen e Vadi-Karnit (Nahal-Kezivit).