AGAGITI
[i Agagut].
Term i përdorur tek Estera 3:1, 10; 8:3, 5; 9:24 për Hamanin dhe të atin, Hamedatin. Kjo me sa duket tregon se ishin pasardhës të Agagut, pra amalekitë. Judenjtë tradicionalisht e kanë kuptuar kështu këtë term, dhe Agagu për ta është monarku i përmendur te 1 Samuelit 15:8-33. Historiani Jozef pohon se Hamani kishte «prejardhje amalekite». (Antikitete judaike, XI, 209 [vi, 5]) Mordekai ishte pasardhës i Kishit nga fisi i Beniaminit, prandaj, në njëfarë kuptimi, ai dhe Hamani ishin armiq të vjetër.—Es 2:5.