AHIMAAZI
1. I ati i Ahinoamit, gruas së Saulit.—1Sa 14:50.
2. Bir i priftit Sadok dhe babai i Azariahut. (1Kr 6:8, 9, 53) Kur Absalomi u rebelua kundër të atit, Davidit, dhe rrëmbeu me forcë fronin, Ahimaazi, asokohe i ri, qe një informator mjaft i çmuar për Davidin. Njëherë atë gati e zunë, por bashkë me shokun e tij u fsheh në një pus, grykën e të cilit një grua e mbuloi me grurë që ata të mos dukeshin. (2Sa 15:27, 36; 17:17-21) Kur Absalomi u vra, u zgjodh një vrapues kushit që t’ia çonte lajmin Davidit. Ahimaazi kërkoi me ngulm që ta lejonin edhe atë të vraponte. Si e mori lejen, ai filloi të vraponte dhe ia kaloi vrapuesit të parë. Tek i afrohej qytetit, e njohën nga mënyra si vraponte. «Ky është burrë i mirë dhe duhet të vijë me lajme të mira»,—tha Davidi. Dhe ashtu doli; Ahimaazi i dha lajmin e mirë, kurse lajmin e keq ia la vrapuesit të dytë. (2Sa 18:19-32) Nuk dihet me siguri nëse Ahimaazi ka qenë ndonjëherë kryeprift. Sipas mendimit të disave, ai mund të ketë vdekur para të atit, Sadokut, kështu, vendin e tij e zuri Azariahu, i biri.—1Mb 4:2; 1Kr 6:8-10.
3. I shoqi i Basematës, vajzës së Solomonit, dhe një nga 12 nëpunësit e ngarkuar për t’i siguruar ushqim shtëpisë së mbretit një muaj në vit nga territori i Neftalit. (1Mb 4:7, 15) Disa janë të mendimit se ishte Ahimaazi nr. 2.