AHITUBI
[vëllai im është mirësi].
1. Pasardhës i Ithamarit, birit të Aaronit; bir i Finehasit dhe nip i kryepriftit Eli. (1Sa 14:3; 1Kr 24:3) Pas vdekjes së të atit dhe të gjyshit në të njëjtën ditë, Ahitubi mund të ketë shërbyer si kryeprift. (1Sa 4:17, 18) Të birin, kryepriftin Ahimelek, e vranë me urdhër të Saulit.—1Sa 22:9-20.
2. Bir i Amariahut, pasardhës i Eleazarit, birit të Aaronit. (1Kr 6:3-8) Nuk ka prova që të tregojnë se ai shërbeu si kryeprift, detyrë që në atë kohë u ishte besuar pasardhësve të Ithamarit. Gjatë mbretërimit të Davidit, biri i Ahitubit, Sadoku, shërbeu si nënkryeprift dhe jo si kryeprift. Më pas, gjatë mbretërimit të Solomonit, e bënë kryeprift në vend të Abiatarit.—2Sa 8:17; 1Kr 18:16; 1Mb 1:8; 2:27.
3. Një tjetër prift, pasardhës i Ahitubit nr. 2. Në listat gjenealogjike cilësohet si «një nga të parët e shtëpisë së Perëndisë së vërtetë». (1Kr 9:11; Ne 11:11) Edhe i ati i këtij Ahitubi quhej Amariah. Nga 1 Kronikave 9:11 e Nehemia 11:11 duket se i biri ishte Merajoti dhe nipi ishte Sadoku.—1Kr 6:11, 12; Ezd 7:2.