MERAJOTI
[ndoshta: rebelë].
1. Prift, pasardhës i Aaronit nga Eleazari; quhej «bir i Zerahiahut»—1Kr 6:3-7, 52; Ezd 7:3, 4.
2. Prift që paraqitet si «biri i Ahitubit, një nga të parët e shtëpisë së Perëndisë së vërtetë» dhe që duket se ishte i ati i Sadokut.—1Kr 9:10, 11; Ne 11:11.
3. Ati i një shtëpie atërore priftërore. Në kohën e Jojakimit, kreu i kësaj shtëpie ishte Helkai. (Ne 12:12, 15) «Merajot», emri i kësaj shtëpie pas kthimit të judenjve nga mërgimi në Babiloni, mund të jetë një variant i emrit «Meremot», emri i njërit prej priftërinjve që shkuan me Zorobabelin në Jerusalem në vitin 537 p.e.s.—Ne 12:1, 3.