AMAHU
[ndoshta: kut].
Kodër «përballë Giahut, udhës për në shkretëtirën e Gibeonit». Këtu Abneri, ish-kreu i ushtrisë së Saulit, që tani luftonte për Ish-Boshethin, djalin dhe trashëgimtarin e Saulit, u doli ballas për herë të fundit burrave të Joabit dhe të Abishait që e ndiqnin, pasi e kishin mundur në betejën pranë rezervuarit të Gibeonit. Në këtë kodër Abneri ia mbushi mendjen Joabit të mos e ndiqte më dhe lufta mbaroi. (2Sa 2:12-32) Ka të ngjarë që Amahu të ndodhej në lindje të Gibeonit, por nuk dihet me siguri se cila kodër e këtij rajoni quhej kështu.