AMRAMITËT
[të Amramit].
Pasardhësit e Amramit, nipit të Levit nga i biri, Kehathi. Formonin një nëndarje të familjes së kehathitëve. Gjatë udhëtimit në shkretëtirë, ata fushuan në jug të tabernakullit me të gjitha familjet e bijve të Kehathit. Kehathitët kujdeseshin për arkën, tryezën, shandanin, altarët, pajisjet, si dhe për perden që ndante të Shenjtën nga Më e Shenjta.—Nu 3:27-31; 1Kr 26:23.