AMZI
[formë e shkurtuar e emrit Amaziah që do të thotë «Jehovai është i fortë»].
1. Levit nga familja e Merarit dhe paraardhës i Etanit, njërit prej këngëtarëve që emëroi Davidi në shtëpinë e Jehovait.—1Kr 6:31, 44-47.
2. Prift, bir i Zakarisë dhe paraardhës i Adajahut që përmendet mes atyre që banuan në Jerusalem dhe shërbyen në tempull në kohën e Nehemisë.—Ne 11:12.