ETANI
[1, 3, 4: i qëndrueshëm; që vërshon përherë 2: pagë, dhuratë].
1. Një nga katër burrat me mençuri të madhe, të cilëve ua kaloi vetëm Solomoni. (1Mb 4:31) Ky Etan mund të ketë shkruar Psalmin 89, pasi mbishkrimi thotë se u shkrua nga Etani, ezrahiti. Te 1 Kronikave 2:6, për Etanin, Hemanin, Kalkolin dhe Darën thuhet se ishin bij të Zerahut nga fisi i Judës dhe ndoshta janë po ata që përmenden te Libri i Parë i Mbretërve. Ai ishte i ati i Azariahut.—1Kr 2:8; shih EZRAHITI.
2. Bir i Ashurit dhe i gruas së tij, Helës. Etani ishte nga fisi i Judës dhe nga familja e Hezronit.—1Kr 2:3-5, 9, 24; 4:5, 7.
3. I ati i Adajahut dhe biri i Zimahut, levit nga familja e Gershomit.—1Kr 6:41-43.
4. Bir i Kishit (1Kr 6:44) ose i Kushajahut (1Kr 15:17), levit nga familja e Merarit. Etani ishte këngëtar dhe cimbalist. (1Kr 15:19) Duke qenë se përmendet shpesh me Hemanin, mendohet se Etani është Jeduthuni, të cilin Davidi e caktoi të shërbente para tabernakullit në Gibeon dhe se emri Etan u ndryshua në Jeduthun pas këtij caktimi. (Krahaso 1Kr 15:17, 19 me 1Kr 16:39-41 dhe 25:1.)—Shih JEDUTHUNI nr. 1.