AZARELI
[Perëndia ka ndihmuar].
1. Një nga burrat e fuqishëm që u bashkuan me Davidin në Ziklag.—1Kr 12:1, 6.
2. Kreu i ndarjes së 11-të nga 24 ndarjet e këngëtarëve të tempullit në kohën e Davidit; quhet edhe Uziel.—1Kr 25:1, 4, 18.
3. Biri i Jerohamit dhe princ i fisit të Danit në kohën kur mbretëronte Davidi.—1Kr 27:22; 28:1.
4. Një nga pasardhësit e Binuit që ndoqën këshillën e Ezdrës dhe larguan gratë e huaja bashkë me bijtë e tyre.—Ezd 10:19, 38-41, 44.
5. I ati ose paraardhësi i Amashait që banoi në Jerusalem në kohën e guvernatorit Nehemia. Ai i përkiste shtëpisë priftërore të Imerit.—Ne 11:1, 13.
6. Muzikant në procesionin e kryesuar nga Ezdra, që marshoi mbi murin e rindërtuar të Jerusalemit me rastin e përurimit. Ndoshta Azareli nr. 5.—Ne 12:31, 36.