UZIELI
[Perëndia është forcë].
1. I fundit që përmendet me emër nga katër bijtë e Kehathit; nip i Levit; ungj i Moisiut dhe i Aaronit. Tre bijtë e Uzielit, Mishaeli, Elizafani dhe Sitri, u bënë krerë familjesh në fisin e Levit.—Da 6:16, 18, 20, 22; Le 10:4; Nu 3:19, 30; 1Kr 6:2, 18; 23:12; shih UZIELITËT.
2. Kreu i një familjeje në fisin e Beniaminit; bir ose pasardhës i Belahut.—1Kr 7:6, 7.
3. Muzikant levit nga familja e Hemanit, i emëruar nga Davidi në krye të ndarjes së 11-të të muzikantëve; quhet edhe Azarel.—1Kr 25:1, 4, 18.
4. Levit, pasardhës i Jeduthunit; ndihmoi për të hequr objektet e papastra që u nxorën nga tempulli në fillim të mbretërimit të Hezekisë.—2Kr 29:12, 14, 16.
5. Simeonit, një nga katër bijtë e Ishit që u prinë 500 burrave drejt malit të Seirit për të shfarosur amalekitët e mbetur që të banonin në vend të tyre; bashkëkohës i Hezekisë.—1Kr 4:41-43.
6. Arpunues që ndihmoi për meremetimin e murit të Jerusalemit nën drejtimin e Nehemisë; bir i Harhajahut.—Ne 3:8.