BENE-BERAKU
[bij të Berakut].
Qytet i Danit që mendohet se është Ibn-Ibraku [ose Keirijehu (Horvat-Bene-Beraku)], 8 km në lindje-juglindje të Tel-Aviv-Jafos (Jopës). (Js 19:40, 45) Emri arab Ibn-Ibrak përkon me emrin hebraik Bene-Berak. Në një prizëm të tijin, perandori Senakerib rrëfen për fushatën e Asirisë kundër Hezekisë dhe thotë se ai «rrethoi Beth-Dagonin, Jopën, Banai-Barkën [Bene-Berakun], Azurun».—Ancient Near Eastern Texts, nga Xh. Priçardi, 1974, f. 287.