BUKIAHU
[nga rrënja e fjalës që do të thotë «poç»].
Bir i Hemanit nga fisi i Levit. Bukiahu u zgjodh me short si kreu i grupit të 6-të nga 24 grupet e muzikantëve që Davidi organizoi për të shërbyer në shenjtëroren e Jehovait. Ai bashkë me bijtë dhe vëllezërit e tij që e ndihmonin, arrinin në 12 veta.—1Kr 25:1, 4, 9, 13, 31.