HEMANI
1. Një nga katër burrat me mençuri të madhe, të cilëve ua kaloi vetëm Solomoni. Thuhet se Hemani, Kalkoli dhe Darda ishin «bijtë e Maholit», një shprehje që disa mendojnë se i referohet një grupi kërcimtarësh ose muzikantësh. (1Mb 4:31) Te 1 Kronikave 2:3-6 Hemani përmendet si pasardhës i Judës nëpërmjet Zerahut. Në mbishkrimin e Psalmit 88 ai quhet ‘ezrahit’, që me sa duket është thjesht një emër tjetër për ‘zerahit’.—Shih EZRAHITI.
2. Bir i Joelit dhe nip i profetit Samuel nga familja e kehathitëve; levit këngëtar dhe cimbalist gjatë mbretërimit të Davidit dhe të Solomonit. (1Kr 6:33; 15:17-19; 2Kr 5:11, 12) Ai pati 14 bij e 3 bija dhe drejtoi familjen e tij kur këndonte në shtëpinë e Jehovait. Megjithatë, ai me Asafin dhe Jeduthunin ishin nën drejtimin e vetë mbretit.—1Kr 25:1, 4-6.