KARMI
[ndoshta: vreshtar].
1. Biri i Rubenit dhe vëllai i Hanokut, Paluit dhe Hezronit; paraardhës i karmitëve. Karmi vajti në Egjipt me pjesën tjetër të shtëpisë së Jakobit.—Zn 46:9; Da 6:14; Nu 26:6; 1Kr 5:3.
2. Babai i Akanit; pasardhës i Judës dhe i Tamarës nga Zerahu dhe Zabdi. (Js 7:1, 18) Shprehja «bijtë e Judës» te 1 Kronikave 4:1, ku përmendet Karmi, pa dyshim duhet kuptuar si pasardhësit e tij të mëvonshëm.—Krahaso 1Kr 2:4-7.