KASIFIA
[ndoshta: vend i argjendarëve].
Me sa duket, një ‘vend’ në Babiloni; ka të ngjarë në afërsi të pikës ku u mblodhën të mërguarit që ktheheshin në Jerusalem me Ezdrën në vitin 468 p.e.s. (Ezd 8:17-20) Në Bibël thuhet vetëm se nga ky vend Ezdra mblodhi levitët dhe nethinimët teksa fushonin pranë lumit Ahava, por nuk specifikohet nëse Kasifia ishte një qytet a një krahinë.