DOFKAHU
[ndoshta: i dëbuar; i shtyrë].
Vendi i parë ku u ndalën izraelitët pasi lanë shkretëtirën e Sinit teksa udhëtonin për në Tokën e Premtuar. (Nu 33:12, 13) Bibla nuk e tregon vendndodhjen e saktë gjeografike. Megjithatë, shumë studiues e lidhin Dofkahun me Mafqatin egjiptian, një krahinë e njohur për minierat e bruzit që gjendeshin në lashtësi përreth Sarabit-el-Hadimit, afro 34 km në lindje të Abu-Zanimës së sotme, në gadishullin e Sinait.