BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it
  • Sini

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Sini
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Alushi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Dofkahu
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Refidimi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Endja e Izraelit nëpër shkretëtirë
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it

SINI

Emri i një shkretëtire dhe i një qyteti.

1. Rajon i shkretë ku izraelitët arritën rreth një muaj pasi dolën nga Egjipti, si lanë pas Elimin dhe një vendfushim pranë Detit të Kuq. Pas kësaj shkretëtire, fushuan në disa vende të tjera, si në Dofkah, Alush dhe Refidim, e pastaj mbërritën në Sinai. (Da 16:1; 17:1; Nu 33:9-15) Pikërisht në shkretëtirën e Sinit, nëpër kamp nisën murmuritjet e ankesat ngaqë s’kishin mish. Atje Jehovai bëri që një tufë shkurtash ‘të mbulonte kampin’ dhe po atje izraelitët hëngrën manë për herë të parë. Atëherë hyri në fuqi edhe ligji i sabatit.​—Da 16:2-30.

Nuk dihet me saktësi ku ndodhej shkretëtira e Sinit, por është e qartë se shtrihej përgjatë skajit jugperëndimor të gadishullit të Sinait. Në përgjithësi, gjeografët përkrahin idenë se është zona ranore e quajtur Debet-er-Ramleh, rrëzë rrafshnaltës së Sinait. Kjo rrafshinë e shkretë gjendet edhe pranë vendndodhjes së mundshme të Dofkahut.

2. Një prej qyteteve të Egjiptit të cilat i priste shpata që do të vinte kundër atij vendi nga mbreti i Babilonisë, Nabukodonosori. (Ezk 30:6, 10, 15, 16) Sini quhet «fortesa e Egjiptit». Sipas disa autoriteteve të sotme, është Pelusiumi i përmendur në Vulgatën latine. Pelusiumi ishte një qytet i lashtë i fortifikuar, në një pozicion strategjik që e mbronte nga sulmet prej kontinentit aziatik. Në përgjithësi e lidhin me Tell-el-Faramen e sotme, rreth 32 km në juglindje të Port-Saidit në brigjet e Mesdheut. Kështu, karvanët ose ushtritë që zbritnin nga brigjet filistine, përballeshin me këtë fortesë që vigjilonte në hyrje të Egjiptit. Mbreti asirian Ashurbanipal e përmend në analet e tij. Sot, përqark këtij vendi të lashtë ka rërë e moçale.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo