JARE-OREGIMI
Emër që shfaqet vetëm te 2 Samuelit 21:19. Përgjithësisht mendohet se ky emër erdhi nga një gabim gjatë kopjimit dhe se versioni i saktë gjendet te shkrimi paralel i 1 Kronikave 20:5. Besohet se «Jare» është një formë tjetër e emrit «Jair», kurse «Oregim» (ʼoreghím, «endës» ose «punëtorë tezgjahu») mendohet se është kopjuar gabimisht nga një rresht më poshtë i të njëjtit varg.