ELTEKE(H)U
Qytet i fisit të Danit (Js 19:44) që, bashkë me kullotat, iu dha levitëve kehathitë. (Js 21:20, 23) Në Prizmin e Tejlërit, mbreti i Asirisë, Senakeribi (bashkëkohës i Hezekisë, 745-717 p.e.s.) mburret se «e rrethoi, e zaptoi dhe e plaçkiti Eltekehun [në gjuhën asiriane, Altaqu]» pasi mundi forcat egjiptiane dhe etiopase «në rrafshinën e Eltekehut».
Dikur shumica e studiuesve mendonin se Eltekehu ishte në Kirbet-el-Mukanëʽ (Tel-Mikne), 36 km në perëndim të Jerusalemit. Mirëpo, pas gërmimeve më të vonshme atje, mendohet se këto janë rrënojat e Ekronit biblik. Prandaj, edhe pse është e pamundur të dihet vendndodhja e saktë, tani për tani disa e lidhin Eltekehun me Tell-esh-Shalafin (Tel-Shalafin), 18 km në verilindje të Ashdodit.