ELTOLADI
Qytet në viset jugore të territorit të fisit të Judës, në drejtim të kufirit me Edomin (Js 15:21, 30), i quajtur edhe Tolad te 1 Kronikave 4:29. Ishte një nga qytetet e Judës që iu dhanë si trashëgimi simeonitëve. (Js 19:1, 4) Siç tregohet te 1 Kronikave 4:24-31, këto ishin qytete të simeonitëve deri në mbretërimin e Davidit.