EMIMËT
[gjëra të lemerishme].
Fis ose popull që banonte në lindje të Detit të Vdekur. Përshkruhen si një popull i fuqishëm, i shumtë dhe shtatlartë «si anakimët». (Lp 2:10) Ky krahasim me bijtë e Anakut tregon se emimët ishin me shtat gjigant dhe të egër, sepse Moisiu i tha Izraelit: «Ke dëgjuar të thuhet: ‘Kush mund t’u dalë para bijve të Anakut?’» (Lp 9:2) Prejardhja e emimëve nuk mund të përcaktohet tamam, edhe pse disa mendojnë se ishin një degë e refaimëve.
Në kohën e Abrahamit, mbreti elamit Kedorlaomeri i mundi emimët në Shaveh-Kiriataim. (Zn 14:5) Me sa duket, emimët vazhduan të banonin në vendin e tyre në lindje të Detit të Vdekur edhe për ca kohë pas kësaj ngjarjeje, derisa, siç thotë Bibla, u shpronësuan përfundimisht nga moabitët. Moabitët quanin emimë edhe refaimët.—Lp 2:11.