SHAVEH-KIRIATAIMI
[vendi i sheshuar i Kiriataimit].
Vendi ku Kedorlaomeri fitoi kundër emimëve. (Zn 14:5) Me sa duket ishte rrafshina afër a përqark qytetit të Kiriataimit, në lindje të Jordanit, që më vonë e ndërtuan ose e rindërtuan rubenitët. (Nu 32:37; Js 13:15, 19) Gjeografët orvaten ta vendosin Kiriataimin afër Kurajatit, rreth 10 km në perëndim-veriperëndim të Dibonit.