ENOSI
[njeri i vdekshëm].
Biri që i lindi Setit kur ishte 105 vjeç. Enosi ishte 90 vjeç kur i lindi Kenani dhe jetoi 905 vjet. (Zn 5:6-11) Emri i tij përmendet edhe në gjenealogjitë e 1 Kronikave 1:1 dhe të Lukës 3:38. Në kohën e tij, «zunë të thërritnin emrin e Jehovait». (Zn 4:26) Megjithatë, kjo s’do të thoshte se njerëzit e atëhershëm po e thërritnin emrin e Jehovait me besim dhe sipas adhurimit të pastër, siç kishte bërë Abeli më shumë se 105 vjet para se të lindte Enosi. Disa studiues të hebraishtes mendojnë se ky varg duhet përkthyer «filluan të përdhosnin» ose «atëherë filloi përdhosja». Në lidhje me kohën e Enosit, Targumi i Jerusalemit thotë: «Ai ishte brezi gjatë të cilit njerëzit filluan të bëheshin me faj, të bënin idhuj për vete dhe t’i quanin Fjala e Zotërisë.» Njerëzit mund të kenë quajtur me emrin e Jehovait veten ose ata nëpërmjet të cilëve bënin sikur i afroheshin Perëndisë; ose mund t’ia kenë vënë emrin e tij objekteve që adhuronin.