EFES-DAMIMI
Vendfushimi i filistinëve mes Sokohut dhe Azekahut prej nga doli Goliadi që të sfidonte forcat ushtarake të Izraelit. (1Sa 17:1, 4-10) Me sa duket, Efes-Damimi është Pas-Damimi i përmendur te 1 Kronikave 11:13. Sot vendndodhja nuk dihet me siguri.