EZRAHITI
[vendës].
Term që përdoret për Etanin (1Mb 4:31; Ps 89:Mbishk.) dhe Hemanin (Ps 88:Mbishk.), që të dy të famshëm për mençurinë e tyre. Te 1 Kronikave 2:3-6 Etani dhe Hemani paraqiten si pasardhës të Judës nga Zerahu. Pra duket se termi «ezrahit» përkon me «zerahit». (Nu 26:20) Targumi i Jonatanit i jep fjalës «ezrahit» kuptimin «bir i Zerahut».