GOJIMI
[kombe].
1. Mbretëria e Tidalit, mbret aleat i Kedorlaomerit, mbretit të Elamit. (Zn 14:1-9) Sado që për vendndodhjen e Gojimit janë hedhur hipoteza të shumta, nuk është arritur në ndonjë përfundim. Për shkak të kuptimit të termit dhe të faktit që në vargje të tjera (Gjy 4:2; Is 9:1) nuk përkthehet si emër i përveçëm, por si emër i përgjithshëm («kombe»), disa hedhin idenë se Gojimi ishte një bashkësi fisesh të kombësive të ndryshme.—Shih TIDALI.
2. Territor në perëndim të Jordanit ku sundonte një mbret kananit që e mundi Josiu. Përmendet si «mbreti i Gojimit në Gilgal». (Js 12:7, 23) Për këtë Gojim nuk dihet asgjë, përveç faktit që Gilgali, ndoshta qendra e tij, nuk është kampi i famshëm izraelit me të njëjtin emër i ngritur pranë Jordanit.