TIDALI
Mbreti i Gojimit dhe një aleat i mbretit elamit, Kedorlaomerit. Bashkë me dy monarkë të tjerë ata mundën pesë mbretërit afër Detit të Vdekur. Pas 12 vjetësh sundim, pesë mbretërit e mundur ngritën krye. Tidali, Kedorlaomeri dhe të tjerë përparuan drejt perëndimit për të shtypur kryengritjen dhe, në këtë rast, morën plaçkë dhe robër, mes të cilëve edhe Lotin, nipin e Abrahamit. Abrahami i ndoqi dhe rimori të burgosurit e plaçkën, por s’ka asnjë të dhënë që tregon se Tidali ose mbretërit që ishin me të u kapën ose u vranë.—Zn 14:1-17.