GULOT-MAIMI
[pellgje (kupa) uji].
Vend që e kërkoi e bija e Kalebit kur u martua me Otnielin. (Js 15:17-19; Gjy 1:13-15) Shumë versione i përkthejnë fjalët Gullót májim «burime ujore», kurse ‘Gullót i Sipërm dhe Gullót i Poshtëm’ zakonisht përkthehet «burimet e sipërme dhe burimet e poshtme». (Shih Dio.) Por duhet vërejtur se e bija e Kalebit me sa duket nuk i kërkoi të atit vetëm disa «burime». Sipas Josiut 15:18, ajo donte «një arë». Prandaj Gullót májim nganjëherë përkthehet «tokë e ujitur mirë». (Kx; shih edhe DSF, Dy.) Ndërsa disa studiues parapëlqejnë të mos e përkthejnë dhe përdorin thjesht transliterimet «Gulat-Maim» (AT) ose «Gulot-Maim». (BR) Vendndodhja e saktë e Gulot-Maimit nuk dihet.—Shih DEBIRI nr. 2.