HABAJAHU
[Jah ka fshehur].
Prift, pasardhësit e të cilit u kthyen nga mërgimi në Babiloni. Meqenëse «bijtë» e tij nuk mundën të vërtetonin gjenealogjinë e tyre, u përjashtuan nga priftëria dhe nuk u lejuan «të hanin nga gjërat shumë të shenjta derisa të dilte një prift me Urimin dhe Thumimin».—Ezd 2:1, 2, 61-63; Ne 7:63-65.