HABORI
Qytet ose krahinë ku mbreti asirian Tiglath-Pileseri III çoi në mërgim shumë izraelitë të mbretërisë dhjetëfisëshe. (1Kr 5:26) Disa studiues mendojnë se Habori është Abhari, qytet në brigjet e lumit Kezel-Ovzan në Iranin Veriperëndimor, rreth 210 km në perëndim të Teheranit. Te 2 Mbretërve 17:6 dhe 18:11, në disa përkthime lexohet për «Haborin, lumë i Gozanit» (Dio, AS), dhe është hedhur ideja se Habori është Kaburi, degë ushqyese e Eufratit, në Turqinë Juglindore dhe në Sirinë Verilindore. Gjithsesi, në përputhje me 1 Kronikave 5:26 kjo shprehje mund të përkthehet edhe ‘Habori, pranë lumit Gozan’.—BR, Yg; shih GOZANI.