HANANI
Emra hebraikë me shqiptim dhe kuptim të ndryshëm që transliterohen në të njëjtën mënyrë në shqip.
[1-10: që tregon miratim; hirmadh.]
1. Një nga «bijtë e Shashakut»; beniaminit.—1Kr 8:1, 23-25.
2. Bir i Makahës; një nga burrat e fuqishëm në ushtrinë e Davidit.—1Kr 11:26, 43.
3. Një nga gjashtë bijtë e Azelit; pasardhës i mbretit Saul.—1Kr 8:33-38; 9:44.
4. Bir i Igdaliahut dhe ‘njeri i Perëndisë së vërtetë’. Në dhomën e ngrënies së bijve të Hananit, profeti Jeremia vuri në provë bindjen e rekabitëve ndaj urdhrit të stërgjyshit të tyre, Jehonadabit, për të mos pirë verë.—Jr 35:3-6.
5. Kreu i një familjeje nethinimësh, skllevër në tempull, pjesëtarët e së cilës u kthyen nga Babilonia me Zorobabelin në vitin 537 p.e.s.—Ezd 2:1, 2, 43, 46; Ne 7:46, 49.
6. Një nga levitët që ndihmuan Ezdrën për t’i shpjeguar Ligjin kongregacionit të Izraelit që ishte mbledhur në sheshin para Portës së Ujërave në Jerusalem. (Ne 8:1, 7) Mund të ketë qenë Hanani nr. 7 ose nr. 10.
7. Levit, pasardhësi i të cilit, në mos ai vetë, vulosi ‘marrëveshjen e denjë për besim’ gjatë kohës së guvernatorit Nehemia. (Ne 9:38; 10:1, 9, 10) Nëse këtë marrëveshje e vulosi vetë Hanani, ai mund të ketë qenë Hanani nr. 6 ose nr. 10.
8, 9. Dy ‘krerë të popullit’, pasardhësit e të cilëve, në mos ata vetë, vulosën dokumentin e rrëfimit të bërë nga izraelitët në kohën e guvernatorit Nehemia.—Ne 9:38; 10:1, 14, 22, 26.
10. Bir i Zakurit; levit besnik të cilin Nehemia e ngarkoi që, nën drejtimin e Shelemiahut, Sadokut dhe Pedajahut, t’u shpërndante levitëve pjesën që u takonte. (Ne 13:13) Mund të ketë qenë Hanani nr. 6 ose nr. 7.
[11-15: ndoshta formë e shkurtuar e emrit Hananiah.]
11. Një nga 14 bijtë e Hemanit. Në kohën e mbretit David, Hanani u caktua me short të drejtonte grupin e 18-të muzikantëve në shenjtërore.—1Kr 25:4-6, 9, 25.
12. Parashikuesi ose vegimtari që qortoi Asën, mbretin e Judës, ngaqë bëri aleancë me mbretin e Sirisë në vend që të mbështetej te Jehovai. Mbreti e futi në shtëpinë e fallakasë sepse u fye nga fjalët e tij. (2Kr 16:1-3, 7-10) Me sa duket, Hanani ishte i ati i profetit Jehu që qortoi Baashën, mbretin e Izraelit, dhe Jehozafatin, mbretin e Judës.—1Mb 16:1-4, 7; 2Kr 19:2, 3; 20:34.
13. Prift nga «bijtë e Imerit» që larguan gratë e huaja sipas këshillës së Ezdrës.—Ezd 2:36, 37; 10:10, 11, 20, 44.
14. Vëllai i Nehemisë. Kur shkoi në Shushan bashkë me disa burra të tjerë nga Juda, Hanani e njoftoi Neheminë për gjendjen në të cilën ishte katandisur muri i Jerusalemit. (Ne 1:2, 3) Pas rindërtimit të murit, Nehemia ia besoi drejtimin e Jerusalemit Hananit, të vëllait, dhe Hananiahut.—Ne 7:1, 2.
15. Prift levit dhe muzikant që mori pjesë në procesionin e organizuar nga Nehemia me rastin e përurimit të murit të Jerusalemit.—Ne 12:31-36.