ZAKURI
[nga rrënja e fjalës që do të thotë «kujtoj»].
1. Rubenit; i biri, Shamuai, ishte një nga 12 zbuluesit që dërgoi Moisiu në Tokën e Premtuar.—Nu 13:3, 4.
2. Simeonit; pasardhësit e tij nga Shimei u shtuan shumë.—1Kr 4:24-27.
3. Levit merarit; biri i Jaziahut.—1Kr 24:26, 27.
4. Kreu i grupit të tretë të muzikantëve levitë; një nga bijtë e Asafit, gershonit. (1Kr 25:2, 10; 6:39, 43; Ne 12:35) Zakuri mund të jetë quajtur edhe Zabdi (Ne 11:17) e Zikri.—1Kr 9:15.
5. Një nga ata që punuan për ndërtimin e murit të Jerusalemit nën drejtimin e Nehemisë; bir i Imrit.—Ne 3:2.
6. Levit; firmëtar i marrëveshjes së denjë për besim të propozuar gjatë kohës kur ishte guvernator Nehemia. Zakuri mund të ketë qenë vetë i pranishëm atje ose mbase një nga pasardhësit e tij nënshkroi në emër të tij. (Ne 9:38; 10:1, 9, 12) Ndoshta Zakuri nr. 7.
7. Levit; të birit, Hananit, iu besua shpërndarja siç duhej e të dhjetave gjatë kohës kur ishte guvernator Nehemia. (Ne 13:10-13) Mbase Zakuri nr. 6.