HASHABNEJAHU
[ndoshta: Jah më ka vlerësuar (konsideruar)].
1. I ati i Hatushit që bëri meremetime në murin e Jerusalemit.—Ne 3:10.
2. Një nga tetë levitët që i ftuan bijtë e Izraelit të bekonin Jehovain dhe emrin e Tij të lavdishëm e pastaj, para se të vulosej dokumenti i rrëfimit gjatë kohës së guvernatorit Nehemia, rishikuan çfarë kishte bërë Perëndia me Izraelin. (Ne 9:5, 38) Siç lihet të kuptohet në Peshitën siriake, ai mund të ketë qenë leviti Hashabiah që përmendet tek Ezdra 8:19 ose Nehemia 10:11.