HODJAHU
[dinjitet është Jah].
1. Dikush që u martua me motrën e një burri me emrin Naham. Emri shfaqet në gjenealogjinë e Judës.—1Kr 4:1, 19.
2. Levit që ndihmoi Ezdrën t’i shpjegonte ligjin e Jehovait kongregacionit të Izraelit të mbledhur para Portës së Ujërave në një shesh në Jerusalem; gjithashtu, duket se ishte një nga ata që ftuan bijtë e Izraelit për të bekuar Jehovain dhe emrin e Tij të lavdishëm e më pas rishikuan çfarë kishte bërë Perëndia me popullin e Tij. (Ne 8:1, 5, 7; 9:5) Mund të ketë qenë Hodjahu nr. 3 ose 4.
3, 4. Emri i dy levitëve, pasardhësit e të cilëve, në mos ata vetë, vulosën dokumentin e rrëfimit të bërë nga izraelitët gjatë kohës së guvernatorit Nehemia. Nëse ishin ata që vulosën, njëri nga të dy mund të ketë qenë Hodjahu nr. 2.—Ne 9:38; 10:1, 9, 10, 13.
5. Një nga «krerët e popullit», pasardhësi i të cilit, në mos ai vetë, vulosi dokumentin e rrëfimit të izraelitëve në kohën e Nehemisë.—Ne 10:1, 14, 18.