HELKAT-HAZURIMI
[arë e thikave të strallit; ose sipas një korrigjimi, arë e anëve].
Arë pranë «rezervuarit të Gibeonit». Këtu vdiqën njëzetë e katër të rinj ndërsa ‘luftonin’, 12 që përfaqësonin ushtrinë e Ish-Boshethit dhe 12 nga shërbëtorët e Davidit. Nga kjo ngjarje vendi u quajt Helkat-Hazurim.—2Sa 2:12-16.