JABALI
Pasardhës i Kainit; biri i Lamekut dhe i gruas së tij të parë, Adës. (Zn 4:17, 19, 20) Jabali është quajtur «ati i atyre që banojnë në tenda dhe që kanë bagëti». Ai nuk ishte bariu i parë, pasi para tij kishte qenë Abeli. Megjithatë, me sa duket Jabali ishte ai që nisi jetën si çoban shtegtar ose që spikati në këtë lloj jete. Mbase ishte ai që shpiku tendat, të cilat ishte më e lehtë t’i shpërngulje kur mbaronin kullotat, sesa ndërtimet e mirëfillta.